Drejtori Blerim Idrizi më 06.12.2023 në ambientet e ESHPI-së, realizoi një takim dypalësh me z.Ibon Ormazabal nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zyrën Evropiane për Pronësi Intelektuale (EUIPO),për mundësin e zgjerimit të bashkëpunimit me EUIPO-n, veçanërisht në lidhje me mbështetjen e projekteve të përbashkëta me vendet e rajonit, por edhe mundësinë e mbështetjes së projekteve dypalëshe për avancimin në fushën e pronësisë industriale.
Gjithashtu u theksua nevoja për mbajtjen e trajnimeve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në fushën e pronësisë intelektuale.