Më 1 nëntor 2023 u mbajt seanca e katërt e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale. Në takim morri pjesë edhe përfaqësuesi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike.
Në takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme të trupit, por gjithashtu u diskutua për mënyrën e parandalimit të tregtisë së paligjshme elektronike dhe parandalmit të shkeljeve që ndodhin për të drejtat e autorit dhe ato të ngjajshme, të shkaktuara nga subjektet që ofrojnë shërbime në mënyrë të paligjshme për përdoruesit lidhur me qasjen në shërbimin programor, në kundërshtim me Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive.