| | Sitemap | EN | MK
Front Office - platforma për dorëzimin elektronik të kërkesave për patentë

Më 2 tetor 2023, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut lançon Front Office platformën për dorëzimin elektronik të kërkesave për patentë dhe parashtresave shtesë.

ESHPI-ja në programin për Bashkëpunim Dypalësh me EPO-n dhe në kuadër të aktiviteteve të tij për digjitalizimin e shërbimeve të institucionit zhvilloi bashkërisht platformën elektronike Front Office, e cila mundëson një qasje më të shpejtë dhe më të thjeshtë në mbrojtjen e të drejtave të patentave.

Në Front Office platformën mund të aksesohet drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm https://e-prijava.ippo.gov.mk (linku do të jetë aktiv nga data 02.10.2023 ora 09:00), dhe të njëjtin lidhje mund ta gjeni në faqen tonë të internetit.

Portali përmban module për paraqitjen e aplikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe module për paraqitjen e aplikimive për njohjen e patentave evropiane duke paraqitur kërkesa për lëshimin e certifikatave shtesë.

Të gjitha këto procedura kryhen nëpërmjet mjeteve digjitale të bëra në përputhje me Ligjin kombëtar për pronësinë industriale dhe Konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara për paraqitjen dhe njohjen e të drejtave të patentës.

Lidhur me mënyrën e përdorimit të portalit, në linkun e mëposhtëm https://rise.articulate.com mund të aksesoni trajnimin e Front Office që shpjegon funksionalitetet bazë të platformës.



26.09.2023