| | Sitemap | EN | MK
U mbajt konferenca "Pronësia Intelektuale dhe Gratë, Inovacioni dhe Kreativiteti"

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Agjencinë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës,🇽🇰 si dhe për të festuar së bashku Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë z. Isa Dukaj celebruam së bashku në Prishtinë, Konferencën "Pronësia Intelektuale dhe Gratë, Inovacioni dhe Kreativiteti".

Aktiviteti u përshëndet nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku përcolli mesazhe të rëndësishme për ditën botërore duke konfirmuar mbështetjen dhe rëndësinë e fushës së pronësisë intelektuale, si dhe nga znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës Maqedonisë së Veriut🇲🇰 dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 ishin të ftuar në këtë event shumë të rëndësishëm, për të gjithë aktorët që merren me çështjet e pronësisë intelektuale në tërësi.
E vlerësojmë maksimalisht bashkëpunimin bilaterial midis dy institucioneve tona homologe në fushën e pronësisë industriale dhe angazhimin për të marrë pjesë në aktivitete dhe në nisma e iniciativa të përbashkëta.



26.04.2023


Foto galeria