| | Sitemap | EN | MK
U mbajt provimi profesional për përfaqësues

Më datë 05.04.2023, në ambientet e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, u mbajt provimi profesional për përfaqësues. Me provimin profesional u kontrolluan njohuritë e kandidatëve në fushën e pronësisë industriale.

Kandidatët të cilët e kaluan me sukses provimin profesional për përfaqësues do të pajisen me çertifikatë për provimin e dhënë. Përfaqësuesit e pronësisë industriale janë pjesë e rëndësishme e infrastrukturës për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë industriale. Roli i tyre është veçanërisht i rëndësishëm gjatë zhvillimit të procedurave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale. Duke parë rolin që kanë përfaqësuesit në sistemin e zbatimit të mbrojtjes, dhe veçanërisht për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me bartësit e të drejtave, është i nevojshëm forcimi dhe profesionalizimi i tyre i mëtejshëm.



06.04.2023


Foto galeria