| | Sitemap | EN | MK
Njoftim

Më 13 tetor 2022, drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Mr.Ibush Jusufi, ka dhënë Vendime për ngritjen në detyrë të tre nëpunësve administrativ, si rezultat i përvojës shumëvjeçare të fituar në këtë institucion dhe kontributit të dhënë në të. Pas procedurës së zbatuar paraprakisht nga Njësia e burimeve njerëzore, Vendimet për avancim iu ndanë të punësuarve: Ismail Jashari në pozitën “Udhëheqës i Njësisë për Çështje Financiare”, Sonja Zmejkoska në pozitën “Udhëheqëse e Njësisë të Patentave” dhe Defrime Amati Beqirova “Këshilltare për mbrojtjen e patentave ndërkombëtare”.



13.10.2022


Foto galeria