Me datë 28 qershor 2022 në Munih u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet z. Ibush Jusufi, drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe z. Antonio Campinos, President i EPO-s.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e bazuar në dokumentin strategjik për bashkëpunim me shtetet anëtare të kësaj organizate për periudhën 2021-2023, e miratuar me vendim të Këshillit administrativ, të përfshirë në dokumentin CA/27/20.
Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve është i mbështetur dhe do të zhvillohet në avancimin e:
Njohurive dhe cilësisë; Konvergjencave praktike;
Shkëmbimin e praktikave dhe rritjen e ndërgjegjësimin mbi patentimin; dhe
Rritjen e bashkëpunimi, përmes harmonizimit të shërbimeve të softuerëve për menaxhim të harkut kohor të patentëve.
Në margjinat e këtij evenimenti të Këshillit të 171 Administrativ i EPO-s u rizgjodh kryetari i deritanishëm, António Campinos, me të cilin drejtori, mr. Ibush Jusufi zhvilloi një takim bilateral. Në kuadër të takimit z. Jusufi i ritheksoi përkushtimet e ESHPI-së për bashkëpunim dhe harmonizim të plotë me agjendën dhe strategjinë e EPO-s.
Mbledhja e Këshillit Administrativ përfshiu gjithashtu një prezantim të rishikimit vjetor të EPO 2021 me shtetet anëtare, të cilat e mbështesin plotësisht përparimin e fuqishëm të bërë nga Zyra Evropiane për Patenta drejt përmbushjes së pesë qëllimeve të Planit të saj strategjik 2023.