Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Ibush Jusufi dhe Drejtori ekzekutiv, I Odës Ekonomike për Maqedoninë Veri-Perendimore, z. Drilon Iseni duke konsideruar rëndësinë e pronësië industrialе për zhvillimin e ekonomisë, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë në hapësirat e ESHPI-së nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi I këtij memorandumi është ngritja e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e të drejtave të pronësisë industriale, I cili ka për synim përmirsimin e mbrojtjes adekuate së të drejtave të pronësisë industriale dhë për të mundësuar shfrytëzimin efektiv (eksploatimin) të tyre.
Ky bashkëpunim ka për synim për të forcuar sistemet e pronësisë industriale ekzistuese, duke krijuar një mekanizëm për të patur shkëmbim të rregullt të informacionit dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.