| | Sitemap | EN | MK
Takim pune ndërmjet drejtorit të FIZHT Festim Halili dhe zv.drejtorit të ESHPI-së Blerim Idrizi

U zhvillua takim pune ndërmjet dy Institucioneve të ngjashme në fushëveprimin e tyre. Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm duke u bazuar edhe në pikat që janë edhe pjesë e Memorandumit të lidhur ndërmjet  Institucioneve:

• shkëmbimi i ndërsjellë i informacionit,njohurive dhe përvojave nga fusha me interes të përbashkët;

• aktivitete të përbashkëta për të nxitur inovacionin dhe mbrojtjen e tyre;

• organizimi i përbashkët i ngjarjeve që kanë të bëjnë me nxitjen,promovimin dhe avancimin e inovacionit dhe përparimit teknologjik të vendit;

• organizimi dhe realizimi i përbashkët i sesioneve informative, trajnimeve, punëtorive dhe promovimeve; dhe

• fusha dhe forma të tjera të bashkëpunimit, për të cilat do të bihet dakord nga nënshkruesit e këtij Memorandumi.



31.03.2022


Foto galeria