Me datë 21 dhe 22 mars të vitit 2022 drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Ibush Jusufi ishte në vizitë zyrtare në selinë e Zyrës për Pronësi Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) në Alikante të Spanjës, ku ishte organizuar mbledhja e 18-të “Liaison Meeting” për bashkëpunim dhe mbledhja e 27-të “Liaison Meeting” mbi marka tregëtare.
Takimet e këtilla janë forume zyrtare në të cilat marrin pjesë ekspertë nga të gjitha zyrat anëtare të BE-së, zyrat nga vendet me status kandidat dhe eksperte nga zyrat e shteteve të EFTA-s, me qëllim të diskutimit mbi zhvillimet e fundit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbi zhvillimet lidhur me markat tregtare. Njashtu në këto takime ekspertët shkëmbejnë ekspertizë në përpurthje me nenin 152 të rregullores së BE-së mbi markat tregtare (EUTM).
Gjatë kësaj vizite drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Ibush Jusufi realizoi një takim bilateral me drejtorin ekzekutiv të Zyrës për Pronësi Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) z. Kristian Arshambeu, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin ndërmjet dy partnerëve.