| | Sitemap | EN | MK
Drejtori i ESHPI-së mirëpriti homologen e tij nga Republika e Shqipërisë

Në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar mes dy institucioneve homologe, Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Ibush Jusufi mirëpriti delegacionin e Drejtorisë së Përgjithshme për Pronësi Industriale të Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga Drejtoresha z-nj. Rovena Beqiraj.

Temat e diskutimeve ishin sfidat dhe situata aktuale e të drejtave të pronësisë industriale në shtetet respektive si dhe përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet zyrave homologe.

Qëllimi i bashkëpunimit është përmbushja e objektivave, të cilat përfshijnë shkëmbimin e ndërsjellë të eksperiencës, informacionit dhe publikimeve në fushën e pronësisë industriale, politikave strategjike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së objekteve të pronësisë industriale.



08.03.2022


Foto galeria