| | Sitemap | EN | MK
Enti Shtetëror për Pronësi Industriale zbaton "CP3"

Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale (ESHPI-ja) publikon DOKUMENTIN E PRAKTIKËS (CP3), në bazë të së cilit përcaktohet se kur markat figurative që përmbajnë vetëm fjalë përshkruese/jo dalluese plotësojnë kushtet gjatë ekzaminimit të arsyeve absolute për refuzim, sepse elementet figurative janë mjaft dalluese.

Ky dokument është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të ESHPI dhe Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) në kuadër të aktiviteteve të tyre për bashkëpunim ndërkombëtar dhe synon të rrisë saktësinë, transparencën, sigurinë juridike dhe parashikueshmërinë në interes të përdoruesve dhe ekzaminuesve.

Dokumenti i praktikës është publikuar për të prezantuar palët e interesuara për zbatimin e parimeve të praktikës që ESHPI-ja do ta zbatojë nga data 14 mars 2022.

Dokumenti i praktikës është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë shpjegon kriteret dhe parimet kryesore të praktikës. Pjesa e dytë përmban një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të këtyre parimeve.

Dokumenti është i disponueshëm këtu:



14.02.2022