| | Sitemap | EN | MK
Asambleja e 62 -të e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO)

Përfaqësuesit e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 04.10 deri më 08.10 2021marrin pjesë në Asamblenë e 62 -të të Përgjithshme të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) që mbahet në Gjenevë, Zvicër.

 Në këtë asamble, e cila mbahet në kushtet e kufizimeve për shkak të Covid 19, marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet dhe mbahet në format hibrid.

Asambleja e Përgjithshme u hap nga z. Daren Tang, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO). Në fjalimin e tij përshëndetës para përfaqësuesve të shteteve anëtare, ai theksoi dy qëllimet kryesore të kësaj organizate, përkatësisht promovimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale në mbarë botën dhe sigurimin e bashkëpunimit midis zyrave të pronësisë intelektuale.

Gjatë këtij kuvendi, përfaqësuesit e Entit do të zhvillojnë disa takime me përfaqësues të Organizatës Botërore me qëllim të forcimit të bashkëpunimit me këtë organizatë.



04.10.2021


Foto galeria