Vazhdon bashkëpunimi mes Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Drejtori i ESHPI-së Goran Gerasimovski dhe Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së Drilon Iseni sot patën një takim, në të cilin u specifikuan aktivitetet e ardhshme.
Për të rritur ndërgjegjësimin publik për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, ekspertë nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale do të vizitojnë kompanitë anëtare të dhomës. Do të shpjegohen përfitimet dhe procedurat për mbrojtjen e markës tregtare, si dhe të drejtat e tjera të pronësisë industriale. Është e rëndësishme të theksohet se mbrojtja e të drejtave është baza për zhvillimin e suksesshëm të çdo biznesi. Për më tepër, biznesmenët do të informohen për mundësitë për qasje dhe përdorim të bazave të të dhënave elektronike ndërkombëtare.
Si pjesë e bashkëpunimit aktual të këtyre dy organeve, u mbajtën punëtori për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në disa qytete në rajonin veriperëndimor dhe u vizituan 57 kompani.