ESHPI morri pjesë në takimin e të nivelit të lartë vjetor të zhvilluar nga Zyra e Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale me drejtues të institucioneve të pronësisë Industriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me arritjet e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, duke përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe dëshirën për të forcuar dhe më tej bashkëpunimin mes zyrave tona, si një hap shumë i rëndësishëm i përafrimit me praktikat e vendeve të Bashkimit Europian në procesin e ekzaminimit të objekteve të pronësisë industriale.
Për shkak të situatës aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, ky takim i nivelit të lartë u zhvillua për të dytin vit rradhazi në platformën online Zoom.