| | Sitemap | EN | MK
Konferenca Ndërkombëtare Trendet e Transformimit Digjital Pronësia Intelektuale dhe Inteligjenca Artificiale

Sot ESHPI merr pjesë në konferencën ndërkombëtare  Trendet e Transformimit Digjital Pronësia Intelektuale dhe Inteligjenca Artificiale  organizuar nga Zyra Federale Ruse e Pronës Intelektuale Rospatent.

Inteligjenca artificiale (AI) po zhvillohet me një ritëm të jashtëzakonshëm, duke prekur të gjitha fushat e jetës. Duke vepruar si motori i ndryshimeve më të rëndësishme, tregu global i inteligjencës artificiale ilustron ndryshimin në vektorin e rrjedhës botërore të historisë - shkalla e ndikimit njerëzor në rrjedhën e ciklit të prodhimit gradualisht po zvogëlohet.

Sot, një nga treguesit e rritjes së kërkesës për teknologjitë e intelegjencës artificial është rritja e numrit të organizatave dhe organeve qeveritare që përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar efikasitetin e aktiviteteve të tyre. Zhvillimi i teknologjive të inteligjencës artificiale po tërheq investime nga persona juridikë dhe individë.

Sidoqoftë, pa krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të inteligjencës artificiale, nuk ka asnjë shans për të ndërtuar një model ekonomik efektiv të së ardhmes. Sot mund të shohim që njerëzimi po përballet me një dilemë, ku është kufiri midis krijimtarisë njerëzore dhe intelegjencës artificiale? Si mund të shmangim efektet shkatërruese të intelegjencës artificiale në komunitetin e biznesit? Cili duhet të jetë sistemi i ri rregullator? Dhe cilat janë sfidat me të cilat përballet fusha e pronësisë intelektuale? Këto dhe çështje të tjera diskutohen brenda kornizës së Konferencës " Trendet e Transformimit Digjital Pronësia Intelektuale dhe Inteligjenca Artificiale".



22.04.2021


Foto galeria