Me ftesë të Prof. Dr. Hristina Spasevska, Prorektor i UKIM, Drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Goran Gerasimovski sot për herë të parë mbajti një ligjëratë onlajn për studentët në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (FIETI).
Gjatë ligjërimit, Gerasimovski i njohu studentët me Entin Shtetëror të Pronësisë Industriale si një institucion brenda kompetencave, proceseve që përfaqëson si dhe rëndësinë dhe përfitimet e patentimit të inovacioneve dhe mbrojtjen e produkteve industriale.
Gerasomovski theksoi se qëllimi i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale është të inkurajojë dhe mbështesë studentët dhe ndoshta inovatorët e ardhshëm në vendosjen dhe mbrojtjen e produkteve të tyre si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për të mbrojtur inovacionin, markën tregtare, disenjon industrial dhe treguesin gjeografik.