| | Sitemap | EN | MK
Thellimi i bashkëpunimit midis Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe Ministria e Punëve të Brendshme po thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër piraterisë dhe shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale.

Në takimin e sotëm midis Drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Goran Gerasimovski dhe Ministrit për Punë të Brendshme Oliver Spasovski u diskutua roli, aktivitetet dhe parashtresat, në bazë të së cilave vepron Trupi Koordinues për Pronësi Industriale në ESHPI dhe bashkëpunimi i mëtejshëm midis institucioneve në fushën e mediave digjitale dhe rrjeteve sociale, përmes Sektorit për Krimin Kompjuterik dhe Forenzikën  Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qëllimi i ESHPI-së është të forcojë bashkëpunimin mes Trupit Koordinues dhe të gjitha institucioneve përkatëse në mënyrë që të përshpejtojë përpunimin në zgjidhjen e rasteve që arrijnë në Trupin Koordinues. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe përfitimet e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale mund të ndalet shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale.



11.03.2021


Foto galeria