Të nderuar,
Ju njoftojmë se provimi profesional për përfaqësuesit në procedurën e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale do të mbahet më 02.03.2021 (e martë) në Fakultetin e Drejtësisë (Amfiteatri 2).
Pjesa e provimit me shkrim do të mbahet në orën 09.30. Kandidatët që do të kalojnë me sukses pjesën me shkrim të provimit, në të njëjtën ditë do ta mbajnë pjesën e provimit me gojë në ora 12.00.