Një takim pune i Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale u mbajt sot në Entin Shtetërorë për Pronësi Industriale, ku morrën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve anëtare.
Në takim u shqyrtuan pretendimet e shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe industriale. Drejtori Gerasimovski njoftoi organizimin e aktiviteteve shtesë për periudhën vijuese. Qëllimi është të afirmojë rolin e Trupit Koordinues, të forcojë bashkëpunimin me palët e interesuara dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për nevojën dhe përfitimet e mbrojtjes së të drejtave.