| | Sitemap | EN | MK
Takim pune në Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi"

Drejtori i Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale, M-r Goran Gerasimovski sot në Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup pati një takim pune me Prof. Dr. Vlado Buckovski, profesor në Fakultetin e Drejtësisë "Justinianus Primus" dhe shefin e studimeve postdiplomike në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale - Prof. Dr. Goce Naumovski, ambasador i Alumnit në Universitetin e Strasburgut. Takimi krijoi udhëzime për bashkëpunim Brenda kornizave të Vulës Pan-Evropiane, një program i përbashkët shkëmbimi për studentë dhe praktikantë në Zyrën Evropiane të Patentave dhe Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian. Drejtori Gerasimovski theksoi gatishmërinë e ESHPI-së për zbatimin e projekteve specifike midis komunitetit shkencor dhe të gjithë aktorëve në fushën e pronësisë industriale në kontekstin kombëtar, rajonal dhe evropian.



29.10.2020


Foto galeria