| | Sitemap | EN | MK
Vizitë pune e Drejtoreshës së DPPI-së të Republikës së Shqipërisë

Мë datë 6 dhe 7 Shkurt 2020 Entin Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizitoi një delegacion i kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Znj. Ledina Beqiraj. Në takim ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Z. Safet Emruli, Z. Goran Gerasimovski Zv. Drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale si dhe përfaqësues të tjerë të dy zyrave.
Gjatë takimit u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit të zyrave homologe në fushën e pronësisë industriale, bashkëpunim i ardhur në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes palëve.
Qëllimi i bashkëpunimit është arritja e objektivave, të cilat përfshijnë shkëmbimin e ndërsjelltë të eksperiencës, informacionit dhe publikimeve në fushën e PI, politikave strategjike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së objekteve të pronësisë industriale.



10.02.2020


Foto galeria