Në organizim të Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale dhe Entit Shtetëror për Pronësi Industriale në Shkup u organizua një seminar rajonal në temë: Informacionet për patenta dhe Bazat e të dhënave.
Në seminar, prezentime në këtë temë patën znj. Silvia Trpkovska nga Sektori i Tranzicionit dhe Vendeve të Zhvilluara të WIPO-së, z. Vipin Saroha nga Sektori për Infrastrukturë Globale të WIPO-së si dhe eksperti për patenta nga Hungaria, z. Farkas Saboll.
Përveç të ftuarve nga zyrat kombëtare të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, morrën pjesë edhe një numër i madh i përfaqësuesve të të drejtave të pronësisë industriale, shpikës si dhe përfaqësuesit e administratës shtetërore që janë pjesë e sistemit të përgjithshëm të mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Në seminar, pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat si dhe praktikat më të mira në përdorimin e informacionit për patenta dhe bazat e të dhënave.