| | Sitemap | EN | MK
KUMTESË për provimin profesional për përfaqësues për pronësi industriale

Në bazë të neneve 279 dhe 280 nga Ligji për pronësi industriale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/09 dhe 24/2011) dhe nenet 2 dhe 3 nga Rregullorja për provimin profesional për përfaqësues  për pronësi industriale dhe për Regjistrin e përfaqësuesve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 92/09), Enti Shtetëror për Pronësi Industriale më 15.01.2020 organizon dhënien e provimit profesional për përfaqësues për pronësi industriale.

                Në lidhje me provimin do të mbahen ligjerata në kohëzgjatje prej pesë ditë pune edhe atë: prej 10.12.201deri më 13.12.201nga ora 17.00 deri më ora 20.00, në selinë e Entit.

                Provimin profesional për përfaqësues për  pronësi industriale të drejtë për dhënie kanë personat fizik me fakultet juridik të kryer ose ndonjë nga fakultetet  teknike, fakultetet të farmacisë dhe shpenzimet e paguara për dhënien e provimit në  shumë prej 6.250,00 denarë, konform  zërit  tarifor 7.1 nga Tarifa e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.115/07) edhe atë: emri i pranuesit – Enti Shtetëror për Pronësi Industriale; banka e pranuesit – BPRM, llogaria 100000000063095; llogaria e shfrytëzuesit buxhetor 1100200213 787 13; llogaria hyrëse 72414920; mënyra 1.

                Personat të cilët janë të interesuar për dhënien e provimit, duhet të parashtrojnë fletëparaqitje me shkrim në Ent më së voni deri më 29.11.2019.

Fletëparaqitja për provim duhet të përmbajë:

  1. të dhënat e kandidatit: emri, mbiemri, adresa, telefoni, faksi, e-maili;
  2. dëshmi për përgatitje profesionale (kopje të vërtetuar):
  3. dëshmi për shpenzime lidhur me  provimin (origjinal)

Si dëshmi përkatëse për përgatitje profesionale llogaritet diploma univerzitare me cikël prej 240 SETK-kredi ose diplom përkatëse nga studimet katërvjeçare e lëshuar nga Republika e Maqedonisë gjegjësisht diplom e nostrifikuar nga shtetet e huaja. 



21.11.2019