Anëtarët e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale, Drejtoria Doganore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut më 6 shtator 2019 bashkërisht ndërmorrën aksion kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhanit të grirë dhe produkteve të tjera të duhanit në tregjet e Tetovës.
Në aksionin ukonfiskuan 69 kuti me nga 500 gram duhan të grirë ose gjithsej 34.5 kg dhe 2,156 kuti markash të ndryshme cigaresh. Tek kutitë për duhan të grirë gjithashtu është konstatuar shkelja e të drejtavetë pronësisë intelektuale, gjegjësisht në mënyrë të paligjshme janë përdorur emrat dhe indikacionet e markave WEST, Marllboro (Marbor) dhe Winston. Mallrat u sekuestruan ndërsakundër autorëve është ngriturakuzëpërkatëse.
Serioziteti i problemit dhe sasia e dëmeve që shkaktohen nga tregtia e paligjshme me duhan dhe produkte të duhanit dhe e cila në kohën e fundit shtohet nga shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale, kërkon përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar trafikun e paligjshëm dhe parandalimin e shkeljessë të drejtave të pronësisë intelektuale. Këtyre produkteve nuk u është e ditur përbërja, origjina, mënyra e prodhimit dhe ruajtja. Në këtë aksion u gjetën produkte, për të cilat akoma do të kontrollohet përbërja, e cila sipas vlerësimeve të para ka një përqindje të vogël të duhanit.
Me aksionet për shkatërrimin e tregtisë së paligjshmembrojmë konkurrencën, mbrojmë prodhimin ligjor dhe prodhuesit e licencuar, parandalojmë evazionin e taksave dhe kontribuojmë më tej në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve që mund të rrezikohen nga përdorimi i produkteve të pa verifikuara të lëshuara në treg në mënyrë ilegale.
Kundër autorëve, si deri tani ashtu edhe në të ardhmen do të ndërmerren sanksione më të rrepta me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.