Më 07 dhe 8 shkurt 2019 në Bruksel u mbajt takimi shpjegues për Kapitullin 7 - E drejta e Pronësisë Intelektuale, si pjesë e procesit të nisur të verifikimit për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Delegacioni i kryesuar nga Kryenegociatori Teknik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Maricic dhe drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Safet Emruli në takimin dy-ditor patën mundësinë për të dëgjuar të gjitha elementet e nevojshme përmbushja e të cilave është kusht për përcaktimin e pozitave negociuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të Kapitullin 7 - E drejta e Pronësisë Intelektuale.
Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu edhe zyrtarë nga Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, Administrata Dogan, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Enti Shtetëror i Statistikës dhe përfaqësues të institucioneve që janë pjesë e grupit të punës për Kapitullin 7 - E drejta e Pronësisë Intelektuale.