| | Sitemap | EN | MK
"25 vjet ESHPI - Muaji i PI" - Ohër dhe Strugë

Më 12 dhe 13 shtator vazhduan aktivitetet në kuadër të fushatës "25 vjet ESHPI - Muaji i PI", këtë herë në Ohër dhe Strugë. Në Ohër u organizua një seminar i përbashkët për të drejtat e PI me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të të dy qyteteve , Ohrit dhe Strugës. Në seminar, ishin prezent kryetari i komunës së Ohrit, z. Jovan Stojanoski, zëvendës drejtori i Entit, Z. Goran Gerasimovski dhe këshilltari shtetëror z. Ali Asani.

Në qendër të Ohrit dhe Strugës u vendosën stendat në të cilat u shpërndanë materiale promovuese dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta që u parashtruan nga qytetarët e interesuar.



14.09.2018


Foto galeria