| | Sitemap | EN | MK
U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Entit Shtetëror Për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë

MoU

Më 27 prill 2018, në Tiranë  u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Entit Shtetëror Për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë.

Për Entin shtetëror për pronësi industriale, ky memorandum mirëkuptimi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Safet Emruli ndërsa për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Elvin Lako.

Me nënshkrimin e këtij memorandum nxitet bashkëpunimi reciprok me qëllim promovimin, ndërgjegjësimin dhe forcimi i sistemeve kombëtare të pronësisë industriale me qёllim garantimin, mbrojtjen dhe pёrdorimin e të drejtave të pronësisë industriale.

Memorandumi i Mirëkuptimit parashikon edhe fushat specifike të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim arritjen e objektivave siç janë shkëmbimi i ndërsjelltë i eksperiencës, informacionit dhe publikimeve në fushën e pronësisë industriale, rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e pronësisë industriale për publikun dhe promovimin e saj, politikën e trajnimit të stafit sipas programeve të specializimit ose seminareve



03.05.2018


Foto galeria