| | Sitemap | EN | MK
Asistencë Teknike për Zhvillimin e strategjisë kombëtare të pronësisë industriale 2016-2018 në kuadër të IPA TAIB 2011

Enti shtetëror për pronësi industriale i Republikës së Maqedonisë startoi prektin e finansuar nga Bashkimi Evropian për Zhvillimin e strategjisë kombëtare të pronësisë industrial 2016-2018 në kuadër të IPA TAIB 2011.

Objektivi specifik i kësaj detyre është që të ofrojë ekspertizë në hartimin e "Strategjisë kombëtare për pronësinë industriale 2016-2018", me çka legjislacioni përkatës do të rishikohet dhe të gjitha institucionet relevante dhe palët e interesuara duhet të konsultohen.

Strategjia duhet në veçanti të adresojnë këto fusha kritike të sistemit të pronësisë industriale në vend: legjislacionin kombëtar të pronësisë industriale; rritjen e kapacitetit të ESHPI drejt orientimit të saj të shërbimit dhe kapaciteteve të zbatimit më efikas të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale; përmirësimin e kapaciteteve të komunitetit të biznesit lokal për gjenerimin dhe shfrytëzimin e pronësisë industriale dhe e fundit por jo me më pak rëndësi, ngritja e pronësisë industrial për Shoqërinë.

Për këtë qëllim janë të angazhuar

Kostadin Manev, ekspert i PI
Andrea Kushti, ekspert i PI



15.02.2016