Hyrje
Enti shtetëror për pronësi industriale është institucion përgjegjës për zbatimin e procedurës administrative për marrjen dhe ruajtjen e të drejtave nga pronësia industriale.
Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pronësi industriale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 47/02, 42/03 dhe 09/04) nga shkurti i vitit 2004, Enti, nga organ në kuadër të Ministrisë së ekonomisë u ngrit në organ të pavarur të administratës shtetërore me çka shteti tregoi vendosmërinë për të ngritur rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale.
Enti i drejtuar sipas obligimeve që dalin nga Ligji, por edhe nga obligimet nga proceset evrointegruese, anëtarësimit në Organizatën botërore për pronësi industriale, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe pjesëmarrjes në cilësinë e vëzhguesit në Organizatën evropiane për patentë, ndërmerr sërë aktivitetesh që në mënyrë adekuate dhe më të përgjegjshme t’u përgjigjet marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare, forcimit të bashkëpunimit bilateral, pjesëmarrje në trupat e organizatave, përveç në Organizatën Botërore të Tregtisë, aktivitete në planin e afirmimit dhe nxitjes së pronësisë industriale. Enti aktivisht merr pjesë në procesin e qasjes drejt UE-së, në përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian, në përgatitjen e Programi nacional për përshtatjen e ligjeve me ato të UE-së, përgatitjen dhe realizimin e planeve aksionale, takimeve të grupeve punuese dhe zbatimin e konkluzave nga Raporti i Komisionit Evropian.
Me futjen në përdorim të udhëheqjes automatike të procedurës administrative, përdorimi i sistemit automatik IPAS i Organizatës botërore për pronësi industriale dhe Projektit të financuar nga Komisioni Evropian, janë krijuar kushtet që bazat e të dhënave me të cilat disponon Enti të vihen në dispozicion për publikun e gjerë në mbarë botën, që do të mundësohet me dizenjimin e ri të ueb faqes së Entit.
Si hap i radhës nga i cili në masë të madhe do të varet plotësimi më adekuat i të gjitha detyrimeve, do të jetë realizimi i punësimeve të planifikuara dhe trajnimi sistematik dhe adekuat, si parakusht për futjen në fazë të edukimit më adekuat tek të punësuarit më me përvojë dhe orientimin e tyre drejt qëllimeve hulumtuese dhe më kreative, të liruar nga barra e aktiviteteve të përditshme administrative. Në këtë mënyrë, ata do të mund t’u përgjigjen detyrimeve të edukimit të brendshëm, por edhe arsimimit më të gjerë, përfshirë edhe promovimin, por edhe përgatitjen e udhëzuesve adekuat, por edhe në përgatitjen e praktikës në institucion.
Përfshirja e aspekteve të pronësisë intelektuale në politikën zhvillimore është gjithnjë e më e theksuar, jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në vendet e Evropës së mesme dhe lindore dhe në vendet në zhvillim. Gjatë krijimit të politikave zhvillimore në fusha të ndryshme të veprimit, të kuptuarit konvencional e pronësisë intelektuale vetëm se është aplikuar, kështu që në mileniumin e ri kjo nuk do të kuptohet vetëm si fushë e veçantë, por si instrument efikas që do të jetë faktor relevant në përcaktimin e politikës zhvillimore. Fakt që kohëve të fundit është e qartë se edhe në Republikën e Maqedonisë po ndryshon të kuptuarit në lidhje me vlerësimin e punës intelektuale dhe se gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija për vlerën e pronësisë industriale. Kjo vërtetohet me rritjen e vazhdueshme të numrit të kërkesave për mbrojtje të të drejtave nga pronësia industriale nga përdorues të vendit. Kjo vërtetohet edhe me vendimin e sjellë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për formimin e Trupi koordinues për pronësi industriale i cili do të punojë në planin e përforcimit të sistemit të zbatimit të mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale përmes koordinimit të punës së të gjithë subjekteve të përfshira në sistem, ndërsa Enti është emëruar si koordinator i aktiviteteve që dalin nga funksionimi i këtij trupi. Me këtë Enti paraqitet jo vetëm si institucion që do të koordinoj procesin e përforcimit të të gjithë sistemit të zhvillimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, por edhe të sistemit për zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale.
Pikërisht në drejtim të realizimit të suksesshëm, cilësor dhe në kohë të punëve dhe detyrimeve që dalin nga Ligji për pronësi industriale dhe përmbushjen adekuate të obligimeve të marra me Programin nacional për përshtatshmërinë (adaptimin) e ligjeve të UE-së dhe Planit akcional për partneritet evropian për vitin 2006, si edhe përgjigje adekuate për vendin dhe rolin e Entit në sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, është korniza bazë mbi të cilën është ndërtuar ky Program i Entit.
Me një definim të tillë të qëllimeve, rezultatet dhe aktivitetet e pritshme që duhet t’i ndërmerr Enti, konsiderojmë se Enti do të arrijë me sukses të japë kontribut në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e pronësisë industriale, përmirësimin e bashkëpunimit me vendet tjera dhe organizatat ndërkombëtare, krijimin e kuadrit profesional dhe kompetent dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja përmes ofrimit të sigurisë ligjore në domenin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Këtë do ta arrij përmes avancimit dhe përditësimit të realizimit të punëve dhe detyrimeve në procedurat administrative, modernizimit të legjislacionit, përforcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimit të vazhdueshëm profesional të të punësuarve dhe trajnimit të pjesëmarrësve të tjerë në mbrojtje dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për zgjerimin e vetëdijes për rëndësinë e pronësisë industriale.
Theksi i aktiviteteve të Entit në vitin 2006 do të vihet në përforcimin e sistemit të zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale përmes realizimit të programit të Trupit koordinues për pronësi industriale.
Për zbatimin e duhur të këtij programi, Enti përmes përgatitjes së planeve operative që do ta përcjellin këtë program, edhe në periudhën e ardhshme, do të obligohet dhe do të përpiqet që t’i përgjigjet qëllimeve dhe detyrimeve të përcaktuara, gjithsesi duke marrë parasysh plotësimin e faktorëve të cekur subjektiv dhe objektiv.
Në bazë të të dhënave të mësipërme, Programi është ndarë në 7 nënprograme:
1. Zbatimin e procedurave administrative për mbrojtjen e pronësisë industriale;
2. Përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e pronësisë industriale;
3. Bashkëpunim ndërkombëtar;
4. Përforcim të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale;
5. Trajnim i të punësuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në mbrojtje;
6. Promovimi dhe nxitja e mbrojtjes së pronësisë industriale;
7. Aktivitete për përmirësimin e organizimit të brendshëm dhe funksionimin e Entit në pajtueshmëri me rregullat tjera pozitive dhe aktivitete rreth statusit të nëpunësve shtetëror;
8. Përmirësimin e punës së Entit.
1. Zbatimi i procedurës administrative për mbrojtjen e pronësisë industriale
Qëllimet :
- Sigurimin në mënyrë efikase dhe të shpejtë të punëve në procedurën për njohjen e të drejtave të pronësisë industriale;
- Përmirësimin e punës përmes përdorimit të softuerëve për patenta, markë tregtare, dizajn industrial, shenjës së prejardhjes së produktit dhe shenja gjeografike dhe punës së arkivore dhe bibliotekare;
Rezultatet e pritshme:
- Rritje e produktivitetit të Entit përmes: rritjes së numrit të aplikimeve për mbrojtje; rritjes së numrit të lëndëve të përpunuara; rritjes së numrit të dokumenteve të lëshuara.
Aktivitete:
- Përpunimi i kërkesave për patenta;
- Përpunimi i kërkesave për dizajn industrial;
- Përpunimi i kërkesave për marka tregtare;
- Përpunimi i kërkesave për mbrojtjen e emërtimeve gjeografike dhe kërkesa për shfrytëzues të autorizuar;
- Riklasifikimi i patentave të pranuara sipas edicionit të tetë të Klasifikimit ndërkombëtar të patentave;
- Procedimi në bazë të ankesave mbi kërkesat e publikuara të markave tregtare dhe dizajnit industrial;
- Procedimi në bazë të ankesave për vendime të sjella dhe konkluzione;
- Procedimi në bazë të ankesës për anulimin e vendimeve të sjella;
- Procedimin në bazë të kërkesave për ndalimin e vendimit;
- Procedimin në bazë të kërkesës për regjistrimin e ndryshimeve në regjistra;
- Evidentimin e pagesës së taksave dhe shpenzimeve për të drejtat të pranuara dhe për mbrojtjen e të drejtave;
- Lëshimin e dokumenteve për të drejtat e pranuara;
- Procedimin në bazë të kërkesës për vazhdimin e vlefshmërisë (ripërtëritje);
- Regjistrimin e licencave dhe transferimit (bartjes) së të drejtave të pronësisë industriale;
- Përpunimin e regjistrimeve ndërkombëtare në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare;
- Lëshimin e vërtetimeve, certifikata nga regjistri; vërtetime për të drejtat e përparësisë etj;
- Regjistrimin e përfaqësuesve (agjentëve), vazhdimin e regjistrimit, ndryshimet e të tjera në lidhje me përfaqësuesit;
- Lëshimin e një gazete zyrtare për të drejtat e njohura (pranuara), ndryshimet që ndodhin në lidhje me të drejtat, publikimin e informacioneve e tjera;
- Lëshimin e përkthimeve të konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përkthime të klasifikimeve ndërkombëtare etj;
- Kërkime në bazat e të dhënave dhe lëshimin e dokumenteve për gjendjen në baza, me kërkesë të palëve të interesuara.
Kryerësit:
1. Sektori për patenta dhe monitorime teknologjike
2. Sektori për marka tregtare, dizajn industrial dhe shenjës së origjinës dhe shenjës gjeografike
3. Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe çështje juridike
4. Sektori për çështje të përgjithshme
2. Përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e pronësisë industriale;
Qëllimet:
- Sigurimin e përhershëm të informacioneve për ndryshimet në rregullativën botërore në fushën e pronësisë industriale;
- Harmonizimin e rregullativës vendore me rregullativën e Unionit Evropian, Konventës evropiane për patenta dhe marrëveshjet ndërkombëtare;
- Sigurimin më efikas të procedurës administrative sidomos përmes sigurimit të praktikës së unifikuar;
- Sigurimin e mbulimit adekuat të aspekteve të veçanta të zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale me ligje të tjera;
- Sigurimin e mbrojtjes adekuate ligjore për pronësinë industriale si bazë për tërheqjen e investimeve të huaja.
Rezultatet e pritshme:
- Harmonizimi i rregullativës vendore me kërkesat e Unionit Evropian, Konventës evropiane për patenta, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes TRIPs;
- Pranimi i marrëveshjeve ndërkombëtare;
- Përmirësimi i funksionimit të mekanizmit institucional në procedurën e mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale;
- Rritje e efikasitetit në procedurat ankimore;
Aktivitete:
- Miratimi i Rregullores së re për certifikatë shtesë për mbrojtjen e produkteve mjekësore dhe Rregullore të re për certifikatë shtesë për mbrojtjen e produkteve për mbrojtjen e bimëve;
- Harmonizimin e aspekteve të veçanta të procedurës administrative për njohjen e së drejtës për patentë në pajtueshmëri me kërkesat e Organizatës evropiane për patenta për shkak të harmonizimit të procedurës së centralizuar të njohjes (pranimit) sipas Konventës evropiane për patenta;
- Inicimin e iniciativave për ndryshime në Ligjin për kundërvajtje dhe Ligjin penal dhe përgatitjen e propozim ndryshimeve në pjesët që lidhen me pronësinë industriale;
- Monitorimin e ndryshimeve në konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare;
- Monitorimin e legjislacionit të Unionit Evropian;
- Monitorimin e legjislacionit vendor dhe dhënie mendimi për ligjet dhe rregulloret tjera nën juridiksionin e Entit;
- Zbatimin e obligimeve të Entit si trup kontaktues me OBT-në nga fusha e pronësisë intelektuale;
- Përkthime të konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare e të tjera.
- Përgatitja dhe lëshimi i udhëzimeve për marrjen e të drejtave të pronësisë industriale;
- Përgatitja e udhëzimeve të brendshme për veprim në Ent;
- Miratimi i qëndrimeve dhe mendimeve kryesore dhe publikimi i tyre në Gazetën zyrtare të Entit.
Kryerës:
1. Sektori për patenta dhe monitorime teknologjike
2. Sektori për marka tregtare, dizajn industrial dhe shenjës së origjinës dhe shenjës gjeografike
3. Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe çështje juridike
4. Sektori për çështje të përgjithshme
3. Bashkëpunimi ndërkombëtar
Qëllimet:
- Përmirësimi i pozicionit të vendit në arenën ndërkombëtare;
- Përforcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare nga fusha e pronësisë industriale;
- Përforcimin e bashkëpunimit bilateral;
- Pjesëmarrje aktive në punën e Këshillit të TRIPS të OBT-së;
- Përforcimin e bashkëpunimit me institucionet e Unionit Evropian përgjegjëse për pronësinë industriale;
- Rritjen e nivelit të bashkëpunimit me OEP, anëtarësimi drejt Konventës evropiane për patenta dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Organizatën evropiane për patenta;
- Krijimin e kushteve për anëtarësim në Unionin Evropian.
Rezultatet e pritshme:
- Rritja e vëllimit dhe intensitetit të kontakteve dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare;
- Rritjen e përfshirjes së Maqedonisë në programet e Organizatës botërore;
- Rritjen e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Maqedonisë në trupat e Organizatës botërore;
- Ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me Organizatën evropiane për patenta dhe OHIM dhe fillimin e procedurës për anëtarësim në OEP;
- Kontribute në zgjidhjen e çështjeve të mbuluara nga TRIPS;
- Ndërtimin e sistemit për bashkëpunim me trupat e UE-së;
- Rritjen e vëllimit të bashkëpunimit bilateral.
Aktivitete:
- Vazhdimi i marrëveshjes për bashkëpunim me OEP;
- Përgatitjen, ndjekjen dhe përditësimin e Programit nacional për harmonizimin me të drejtën e UE-së;
- Përgatitjen, realizimin, ndjekjen e zbatimit dhe përgatitjen e raporteve për realizimin e Planit akcional për partneritet evropian;
- Aktivitetet përgatitore për ratifikimin e Konventës evropiane për patenta;
- Ndjekja e materialeve të përgatitura nga Byroja ndërkombëtare e Organizatës botërore (WIPO), përgatitja e mendimeve dhe vërejtjeve, duke paraqitur të dhëna dhe informacione etj.
- Perceptimi i përgatitjes për aderim në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare dhe përgatitjen e propozim planit për dinamikën e anëtarësimit.
- Pjesëmarrje në punën e Kuvendeve dhe trupave punuese të unioneve të veçanta të WIPO
- Ndjekja e dokumenteve të OEP dhe përgatitja e mendimeve dhe vërejtjeve;
- Pjesëmarrje në punën e trupave të OEP;
- Ndjekja e materialeve të përgatitura nga Këshilli i TRIPS dhe përgatitja e mendimeve dhe vërejtjeve;
- Pjesëmarrje në punën e Këshillit të TRIPS dhe OBT
- Ndjekja e materialeve të trupave të Unionit Evropian dhe përgatitja e materialeve për takime të grupeve punuese, nënkomiteteve dhe komiteteve të komisioneve të përziera;
- Pjesëmarrje në takimet e grupeve punuese, nënkomiteteve dhe komiteteve të komisioneve të përziera;
- Bashkëpunimi bilateral:
Ø Aktivitete në lidhje me punën e Komitetit për bashkëpunim në pajtim me Protokollin për bashkëpunim të Entit me Institutin turk për patenta;
Ø Aktivitete në lidhje me punën e Komitetit për bashkëpunim në pajtim me Protokollin për bashkëpunim me Drejtorinë për patenta dhe marka tregtare të Republikës së Shqipërisë;
Ø Aktivitete rreth nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim me Entit e Serbisë dhe Malit të Zi;
Ø Aktivitete rreth nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim me Entin e Republikës së Bullgarisë;
Ø Aktivitete rreth nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim me Entin e Republikës së Bullgarisë;
Ø Aktivitete rreth nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim me Republikën e Rumanisë.
4. Përforcim të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale;
Qëllimet:
- Ngritjen e nivelit të bashkëpunimit midis organeve dhe institucioneve të përfshira në sistem;
- Rritjen e efikasitetit në zbatimin e mbrojtjes;
- Transparencë në zbatimin e mbrojtjes dhe rezultatet nga aktivitetet e ndërmarra;
- Ngritje të nivelit të vetëdijes publike për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale dhe pasojat nga shkelja e tyre;
Rezultatet e pritura:
- Zbatim më efikas në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale;
- Ulje të numrit të shkeljeve të të drejtave;
- Vetëdije e rritur publike për pasojat e shkeljes së të drejtave;
- Sigurim të qasjes në bazat e të dhënave për të drejtat e shkelura;
- Përmirësimi i kushteve për investime të huaja.
Aktivitete:
- Përgatitje vendimi për nominimin e anëtarëve të Trupit koordinues për pronësi industriale;
- Përgatitja e rregullores së punës dhe Programit të trupit Koordinues;
- Realizimin e Programit të trupit koordinues për vitin 2006;
- Realizimin e projektit për formimin e bazave funksionale të të dhënave;
- Nënshkrimin e protokollit për këmbim të të dhënave;
- Zbatimin e obligimeve nga Protokolli;
- Zbatimin e obligimeve nga Memorandumi i bashkëpunimit me Drejtorinë e doganave;
5. Trajnim i të punësuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në mbrojtje
Qëllimet:
- Krijimin e kuadrit që do të sigurojë kryerjen profesionale dhe efektive të punëve dhe detyrave;
- Përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë të departamenteve të Entit;
- Zbatimi maksimal i teknologjive kompjuterike në punë;
- Rritje në nivelin e njohurive të kuadrove tek pjesëmarrësit tjerë në zbatimin e mbrojtjes së pronësisë industriale;
- Njohja më e gjerë e të punësuarve në Ent dhe publikun më të gjerë me përvojat e arritura në trupa të ndryshëm, komitete, grupe punuese, seminare dhe lloje të tjera trajnimi;
Rezultatet e pritshme:
- Rritja e profesionalizmit të të punësuarve; - Rritja e efikasitetit në punë; - Shkurtimi i afateve për zgjidhjen e lëndëve; - Ngritje në nivelin e shërbimeve që ofron Enti; - Rritje të nivelit të njohurive për rëndësinë e pronësisë industriale dhe mbrojtjes së saj tek pjesëmarrësit tjerë në sistemin për zbatimin e mbrojtjes (gjyqtarët, inspektorët, nëpunësit doganor, përfaqësuesit – agjentët). - Sigurimi i kuadrit të kualifikuar për përfaqësim.
Aktivitete:
- Qëndrim studimor të të punësuarve nga Enti në institucione për mbrojtjen e pronësisë industriale të vendeve tjera; - Pjesëmarrja në seminare, këshillimore dhe kurse trajnimi të organizuara nga WIPO, OEP, OHIM dhe WTO; - Pjesëmarrje në programet rajonale për trajnim në kuadër të CARDS programit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të Unionit Evropian; - Pjesëmarrje në seminare nga fusha e pronësisë industriale në organizim të Entit; - Pjesëmarrje në kuadër të trajnimeve të projektit TEMPUS, për të drejtat e pronësisë intelektuale; - Pjesëmarrje në kurse për mësimin e gjuhëve të huaja; - Profesionalizim përmes sigurimit të ndjekjes së literaturës profesionale nga fusha e pronësisë industriale; - Pjesëmarrje në programet e institucioneve qeveritare për trajnim të nëpunësve shtetëror në fusha të ndryshme nga puna e organeve shtetërore.
6. Promovimi dhe nxitja e mbrojtjes së pronësisë industriale
Qëllimet:
- Promovimi i risive në Ligjin për pronësi industriale; - Rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale; - Njohje më e gjerë e sistemit për mbrojtjen e pronësisë industriale; - Njoftimi i publikut për qëllimin dhe rëndësinë e pronësisë industriale; - Prezantimi i punës inovative (shpikëse) në vend dhe jashtë vendit; - Nxitja e punës inventive (shpikëse). Rezultatet e pritshme:
- Njohje me risitë në Ligj; - Rritje në nivelin e njohurive për rëndësinë e pronësisë industriale tek përdoruesit e shërbimeve; - Kuptim më i mirë i prirjeve në përdorimin e sistemit për mbrojtjen e pronësisë industriale dhe rëndësisë së saj në planifikimin e zhvillimit; - Rritje në vëllimin e aplikimeve për mbrojtje të të drejtave të pronësisë industriale; - Rritje të interesimit për përdorimin e shërbimeve të Entit.
Aktivitete:
- Publikimi i materialeve promovuese; - Shpallja e publikimeve nga fusha e pronësisë industriale, përkthim dhe shtyp në 3 broshura të publikuara nga Departamenti për ndërmarrje të vogla e të mesme të WIPO dhe përshtatjen e tyre me legjislacionin e vendit; - Prezantimi në mediumet publike; - Vizita e fakulteteve të caktuara në të gjithë universitetet dhe subjekteve të biznesit në vend; - Prezantimi i zbulimeve nga Maqedonia në ekspozita në vend dhe jashtë vendit; - Organizim të seminareve apo punëtorive për përfaqësues të institucioneve që kryejnë zbatimin e të drejtave të pronësisë industriale; - Organizim të Seminarit Ndërkombëtar; - Ndihmë financiare për paraqitje ndërkombëtare të patentave; - Bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunim bilateral; - Organizim të Manifestimit “Patenta e vitit” për shpikjen (zbulimin) më të mirë; - Shënim solemn të ditës botërore të pronësisë industriale “26 prilli”; - Dizejnimi i ueb faqes së re të ESHPI në të cilën do të mundësohet qasja në bazat e të dhënave të ESHPI për të drejta të paraqitura e të mbrojtura të pronësisë industriale.
7. Aktivitete për përmirësimin e organizimit të brendshëm dhe funksionimin e Entit në pajtueshmëri me rregullat tjera pozitive dhe aktivitete rreth statusit të nëpunësve shtetëror; Qëllimet: - Harmonizim me obligimet që dalin nga rregullativat tjera pozitive, ndërsa kanë të bëjnë me funksionimin dhe punën e organeve shtetërore dhe statusin e nëpunësve shtetëror; - Zbatimin e punësimeve sipas Rregullores për sistematizim të vendeve të punës në Ent; - Zbatimi i procesit të vlerësimit adekuat dhe objektiv të nëpunësve shtetëror; - Zbatimi i procesit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive.
Rezultatet e pritshme:
- Siguri ligjore për organin; - Avancim i cilësisë së punës në kryerjen e detyrave; - Rritje të përgjegjësisë dhe shkallës së punës në Ent; - Rritja e numrit të të punësuarve nga bashkësitë etnike në Ent.
Kryerës:
Sektori për çështje të përgjithshme.
8. Përmirësimin e punës së Entit. Me qëllim përmirësimi të punës së Entit, përveç qëllimeve dhe aktiviteteve të lartpërmendura nga ky Program, sidomos është e nevojshme që t’i kushtohet vëmendje aktiviteteve në vijim: - Sigurimin e procedurës më efikase administrative sidomos përmes realizimit të një praktike të unifikuar; - Përgatitja e ueb faqes së Entit me futjen e përmbajtjeve të reja; - Modernizmi i pajisjeve harduerë të ESHPI për shkak të rritjes së operativitetit të aplikacioneve gjithnjë e më shumë komplekse siç janë sistemi IPAS, bazat e reja të të dhënave të orientuara nga uebi dhe qasja në EPOQUE net bazat e krijuara dhe përditësuara nga ana e Organizatës evropiane të patentave; - Implementimi i softuerit IPAS në modul të dizajnit industrial; - Përmirësimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit, sidomos përmes mbajtjes së takimeve të vazhdueshme konsultative me qëllim të vetëm shqyrtimin e problemeve me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit në punën e përditshme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale; - Realizimin e pjesë së dytë operative të Projektit për lidhjen rrjetore të institucioneve të kyçura në sistemin për mbrojtjen dhe zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale; - Sigurimin e kuadrove të reja në Ent dhe përgatitjen e sistemit për edukimin e tyre adekuat. * * *
Si rezultat i këtyre aktiviteteve pritet rritja e vëllimit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, ngritjes së standardeve për mbrojtjen e të drejtave, rritjen e nivelit të vetëdijes për rëndësinë pronësisë industriale dhe njohurive për sistemin e mbrojtjes, rritjen e efekteve ekonomike të krijimeve nga puna inventive (shpikëse), e sidomos në plotësimin e obligimeve nga Raporti i Komisionit evropian për sigurim të zbatimit më efikas të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale përmes aktiviteteve për përforcimin e sistemit të mbrojtjes që do të realizohen me Programin e Trupit koordinues për pronësi industriale.