| | Sitemap | EN | MK
Protokoli I Madridit
PROTOKOLL I MARRËVESHJES SË MADRIDIT PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË MARKAVE TREGTARE  (SHENJAVE) 
Shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr. 12/02 të 16 shkurtit të vitit 2002. 
Neni 1
Anëtarësimi në Unionin e Madridit

Shtetet anëtare të këtij Protokolli (në tekstin e mëposhtëm “Palët nënshkruese”), që nuk janë anëtarë të Marrëveshjes së Madridit për regjistrim ndërkombëtar të markave tregtare, rishikuar në Stokholm në vitin 1967 dhe plotësuar në vitin 1979 (në tekstin e mëposhtëm “Marrëveshja e Madridit”), dhe organizatat e cekura në nenin 14 (1) (b) që janë anëtare të Protokollit (në tekstin e mëposhtëm “organizatat nënshkruese” bëhen anëtare të të njëjtit Union anëtarët e të cilit janë shtetet e marrëveshjes së Madridit. Termi “palët nënshkruese” në këtë protokoll ka të bëjë me shtetet nënshkruese dhe organizatat nënshkruese.

Neni 2

Sigurimi i mbrojtjes përmes regjistrimit ndërkombëtar (1) Në qoftë se aplikimi për regjistrim të markës tregtare është dorëzuar në Entin e
palës nënshkruese, ose në qoftë se shenja (marka tregtare) është regjistruar nga ana e Entit të palës nënshkruese, personi, në emër të të cilit aplikacioni (në tekstin e mëposhtëm “aplikacioni bazë”) ose regjistrimi (në tekstin e mëposhtëm “regjistrimi bazë”) është kryer, sipas dispozitave të këtij Protokolli, mund të përfitojë (marrë) mbrojtje të shenjës (markës tregtare), përmes shpalljes së regjistrimit të asaj shenje në regjistrin e Byrosë ndërkombëtare të Organizatës botërore për pronësi industriale (në tekstin e mëposhtëm “Regjistrimi ndërkombëtar”, “Regjistri ndërkombëtar”, “Byroja ndërkombëtare” dhe “Organizata”), duke siguruar që:

(i) në qoftë se aplikacioni bazë është parashtruar (dorëzuar) deri te Enti i  palës nënshkruese ose në qoftë se regjistrimi bazë është bërë nga ana e atij Enti, personi, në emër të të cilit është bërë aplikimi ose regjistrimi është shtetas i palës nënshkruese, ose jeton aty, ose ka ndërmarrje me seli në palën nënshkruese në fjalë,
(ii) në qoftë se aplikacioni bazë është dorëzuar deri te Enti i Organizatës nënshkruese ose në qoftë se regjistrimi bazë është bërë nga Enti përkatës, personi në emër të të cilit është bërë aplikimi ose regjistrimi është shtetas i shtetit anëtarë të asaj Organizate, ose nëse jeton aty, ose ka ndërmarrje me seli në territorin e organizatës nënshkruese në fjalë.

(2) Aplikacioni për regjistrim ndërkombëtar (në tekstin e mëposhtëm “Aplikacioni ndërkombëtar”) do të dorëzohet në Byronë ndërkombëtare me ndërmjetësim të Entit ku është dorëzuar aplikacioni bazë ose ku është kryer regjistrimi bazë (në tekstin e mëposhtëm “Enti i origjinës”), në varësi të rastit.

(3) Termi “Ent” ose “Enti i palës nënshkruese” në këtë protokoll ka të bëjë me Entin që ka kryer punën, sipas udhëzimeve të palës nënshkruese, për regjistrimin e markës tregtare (shenjës), dhe termi “shenjë” në këtë Protokoll ka të bëjë me markat tregtare dhe ato shërbyese.

(4) “Territori i palës nënshkruese” në këtë protokoll do të thotë, në qoftë se pala nënshkruese është shtet, territorin e atij shteti dhe, në qoftë se pala nënshkruese është organizatë ndërqeveritare, territorin ku zbatohet marrëveshja themeltare e organizatës ndërqeveritare.

*  *  *

Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.


Shkarko

Publikuar më 31.05.2011