| | Sitemap | EN | MK
Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e patentave
MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E PATENTAVE (MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM) 
Publikuar në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr. 49/97 më 30 shtator 1997

QEVERIA e palës që lidh këtë marrëveshje ( “Vendit”), përfaqësuar nga Abdimenaf Neziri, Ministër për zhvillim

ORGANIZATA EVROPIANE E PATENTËS (“Organizata”), përfaqësuar nga Ingo Kober, Kryetar i Entit Evropian për Patentë (EEP)
DUKE U THIRRUR në Konventën për ndarjen e patentave evropiane të 5 tetorit të vitit 1973 (Konventa Evropiane për patentë), dhe veçanërisht të nenit 33 (4) nga e njëjta, të Ligjit për pronësi industriale të Vendit, nga 15 korrikut i vitit 1993, “Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 42/93 (Ligji për pronësi industriale), veçanërisht të nenit 8 paragrafi 3
DUKE MARRË PARASYSHË atë se Ligji për pronësi industriale i Vendit siguron shkallë të mbrojtjes të ngjashëm me atë i cili ekziston në shtetet anëtare të Organizatës Evropiane të patentës, atë se Vendi do të sigurojë sistem me të cilin do të mundësohet që efektet e patentave evropiane të zgjerohen në territorin e tij në përputhje me dispozitat e bashkangjitura në këtë marrëveshje ( “Sistemi i zgjerimit”),
DUKE MARRË PARASYSHË kërkesën e Vendit për përkrahje administrative nga ana e EEP-së gjatë zbatimit të sistemit të këtillë
TË BINDUR se bashkëpunimi midis Organizatës dhe Vendit është me interes për të dyja palët dhe se do ta forcojë mbrojtjen e pronësisë industriale në Evropë,

BIEN DAKORD PËR SA VIJON

Neni 1
Lënda e marrëveshjes

Palët nënshkruese do të bashkëpunojnë në kuadër të kësaj marrëveshjeje që edhe më tutje ta zhvillojnë infrastrukturën e sistemit efikas të patentës në Vend.

Neni 2
Bashkëpunimi teknik

Në kuadër të fushëveprimit të saj Organizata EEP do të i ndihmojë Vendit veçanërisht gjatë:
а) sigurimit të trajnimit bazik dhe specializimit për të punësuarit në Entin e saj për mbrojtje të pronësisë industriale ( “Entin”) dhe për specialistë nga trupa të tjerë qeveritarë puna e të cilëve përfshinë lëndë që kanë të bëjnë me patentën;
b) organizimin dhe zhvillimin e sistemit të saj të agjentëve të patentës;
c) zhvillimi i dokumentacionit adekuat për shërbime informuese të patentove;
ç) lëshimi i publikimeve zyrtare të Entit;
d) modernizimin e sistemit informativ patentor;
dh) vendosja e sistemeve procesore për azhurimin e procedurës për njohjen dhe administrimin e patentave.

*  *  * 

Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për më shumë detaje.

 

 


Shkarko

Publikuar më 31.05.2011