| | Sitemap | EN | MK
Marrëveshja e Lokarnos
MARRËVESHJA E LOKARNOS  

për themelimin e Klasifikimit Ndërkombëtar për mostrat dhe modelet industriale (dizejnet), të nënshkruar në Lokarno më 8 tetor të vitit 1968 dhe të ndryshuar më 2 tetor të vitit 1979 
Publikuar në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr. 5/74 


Themelimi i Unionit të veçantë; 
Miratimi i Klasifikimit ndërkombëtar 


Neni 1

(1)        Vendet ndaj të cilave zbatohet kjo marrëveshje formojnë Union të veçantë.   
(2)        Ato miratojnë Klasifikim të njëjtë për mostrat dhe modelet industriale ( në tekstin e mëtutjeshëm: Klasifikimi ndërkombëtar).   
(3)        Klasifikimi ndërkombëtar përfshinë: 

(i) listë të klasave dhe të nënklasave; 
          (ii) listë alfabetike të prodhimeve ndaj të cilave zbatohen mostrat dhe modelet, me shenjësim të klasave dhe nënklasave në të cilat janë vendosur; 
          (iii) sqarime 
(4)        Lista e klasave dhe nënklasave është ajo e cila i është bashkangjitur kësaj marrëveshjeje, nëse në të nuk kanë futur ndryshime dhe plotësime Bordi i ekspertëve i themeluar me nenin 3 (në tekstin e mëtutjeshëm: Bordi i ekspertëve). 

       (5) Bordi i ekspertëve e miratoi listën alfabetike të prodhimeve dhe shpjegimeve sipas procedurës së përcaktuar në nenin 3. 
       (6) Bordi ekspertëve mund ta ndryshojë dhe plotësojë Klasifikimin ndërkombëtar sipas procedurës së përcaktuar në nenin 3. 
       (7) (a) Klasifikimi ndërkombëtar është themeluar në gjuhë angleze dhe franceze. 
(b) Byroja ndërkombëtare për pronësi industriale (në tekstin e mëtutjeshëm: Byroja ndërkombëtare) nga Konventa për themelimin e Organizatës Botërore për pronësi industriale (në tekstin e mëtutjeshëm: Organizata), pas këshillimit me qeveritë e interesuara, nxjerrë tekste zyrtare të Klasifikimit ndërkombëtar edhe në gjuhë të tjera, të cilat mund të shënojnë Kuvendin nga neni 5. 


Aplikimi dhe rëndësia juridike e Klasifikimit ndërkombëtar


Neni 2


(1)        Përveç obligimeve që i vendos kjo marrëveshje, Klasifikimi ndërkombëtar vetvetiu ka vetëm karakter administrativ. Megjithatë, çdo vend mund ta shtojë atë rëndësinë juridike që i përshtatet. Klasifikimi ndërkombëtar nuk e obligon veçanërisht vendin e Unionit të veçantë në pikëpamje të natyrës dhe vëllimit të mbrojtjes së mostrës apo modelit në atë vend. 
(2)        Çdo vend i Unionit të veçantë rezervon për vete mundësinë që Klasifikimin ndërkombëtar ta zbatojë si sistem kryesor apo ndihmës. 
(3)        Administratat e vendeve të Unionit të veçantë do të vendosen në titujt zyrtarë të fletë paraqitjeve apo regjistrimeve të mostrave dhe modeleve, në mënyrë zyrtare edhe në këto raporte, numri i klasave dhe nënklasave të Klasifikimit ndërkombëtar në të cilën janë të vendosura prodhimet ndaj të cilave zbatohen mostrat apo modelet. 
(4)        Bordi i ekspertëve, gjatë zgjedhjes së emrave që shënohen në listën alfabetike të prodhimeve, i shmanget, nëse kjo është e arsyeshme që të bëhet, përdorimit të emrave ndaj të cilave do të mund të ekzistonin disa të drejta të veçanta, megjithatë, futja e cilës do shprehje në listën alfabetike nuk do të mund të interpretohet si shprehje e mendimit të Bordit të ekspertëve për atë se a ekzistojnë apo jo për atë shprehje disa të drejta të veçanta. 


Bordi i ekspertëve

Neni 3


(1)        Themelohet Bordi i ekspertëve pranë Byrosë ndërkombëtare me detyra nga neni 1 (4), 1 (5) dhe 1 (6). Në Bordin e ekspertëve është i përfaqësuar çdo vend i Unionit të veçantë, i cili organizohet në kuptimin e rregullores së punës së miratuar me shumicë të thjeshtë të vendeve të përfaqësuara. 
(2)        Me shumicë të thjeshtë të vendeve të Unionit të veçantë, Bordi i ekspertëve e miraton listën alfabetike dhe sqarimet. 
(3)        Propozime për ndryshime dhe plotësime të Klasifikimit ndërkombëtar mund të dorëzojë administrata e çdo vendi të Unionit të veçantë apo Byroja ndërkombëtare. Çdo propozim i cili rrjedh nga ndonjë administratë i komunikohet Byrosë ndërkombëtare. Propozimet e administratave dhe të Byrosë ndërkombëtare, byroja ia dorëzon anëtarëve të Bordit të ekspertëve më së voni dy muaj para mbledhjes në të cilën do të shqyrtohen këto propozime. 
(4)        Vendimet e Bordit të ekspertëve për ndryshime dhe plotësime të Klasifikimit ndërkombëtar miratohen me shumicë të thjeshtë të vendeve të Unionit të veçantë. Megjithatë, nëse kërkohet formimi i ndonjë klase të re apo bartjen e prodhimit nga një klasë në klasën tjetër është i nevojshëm unanimiteti në votim. 
(5)        Ekspertët mund të votojnë edhe përmes rrugës me shkrim. 
(6)        Në rast se ndonjë vend nuk ka emëruar përfaqësuesin e saj për ndonjë mbledhje të caktuar të Bordit të ekspertëve, si edhe në rastin kur eksperti i emëruar nuk ka votuar gjatë mbledhjes apo në afatin që do të përcaktohet me rregulloren e punës së Bordit të ekspertëve, do të konsiderohet se vendi për të cilin bëhet fjalë, e ka pranuar vendimin e Bordit. 

Njoftimi dhe shpallja e Klasifikimit 
dhe ndryshimet dhe plotësimet e tij

Neni 4

(1)        Byroja ndërkombëtare i njofton administratat e vendeve të Unionit të veçantë me listën alfabetike të prodhimeve dhe sqarimet që i ka miratuar Bordi i ekspertëve, si dhe për çdo ndryshim dhe plotësim të Klasifikimit ndërkombëtar për të cilën do të marrë vendim Bordi i ekspertëve. Vendimet e Bordit të ekspertëve do të hyjnë në fuqi menjëherë pas pranimit të njoftimit. Megjithatë, nëse me atë njoftim kërkohet formimi i ndonjë klase të re apo bartje të prodhimit nga një klasë në tjetrën, ato do të hyjnë në fuqi në afat prej gjashtë muajve nga dita e dërgimit të njoftimit. 
(2)        Byroja ndërkombëtare, si depozitues i Klasifikimit ndërkombëtar, i fut në to ndryshimet dhe plotësimet që kanë hyrë në fuqi. Ndryshimet dhe plotësimet publikohen në revistat që do ti shënojë Kuvendi. 

 Kuvendi i Unionit

Neni 5

(1)        (a) Unioni i veçantë ka Kuvendin të përbërë nga vendet e Unionit të veçantë. 

           (b) Qeverinë e çdo vendi do ta përfaqësojë një përfaqësues, të cilit mund ti ndihmojnë zëvendësit, këshilltarët dhe ekspertët. 
          (c) Shpenzimet për çdo anëtar të delegacionit i mban qeveria që e ka emëruar. 
(2)        (a) Me përjashtim të dispozitave nga neni 3, Kuvendi: 


(i)debaton për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Unionit të veçantë dhe për zbatimin e kësaj marrëveshjeje; 
                    (ii) i jep udhëzime Byrosë ndërkombëtare për përgatitjen e konferencave për revizione; 
                    (iii) i hulumton apo i miraton raportet dhe aktivitetet e drejtorit gjeneral të Organizatës (në tekstin e mëtutjeshëm: drejtori gjeneral) që kanë të bëjnë me Unionin e veçantë dhe ia jep të gjitha udhëzimet e dobishme për çështjet që janë në kompetencë të Unionit të veçantë; 
                    (iv) sjell programe, miraton buxhetin trevjeçar të Unionit të veçantë dhe i miraton llogaritë e tyre përfundimtare; 
                    (v) miraton rregulloren financiare të Unionit të veçantë; 
                    (vi) vendos për përpunimin e teksteve zyrtare të Klasifikimit ndërkombëtar në gjuhë të tjera përveç në gjuhën angleze dhe franceze; 
                    (vii) formon, pavarësisht nga Bordi i ekspertëve të formuar me nenin 3, borde të tjera të ekspertëve dhe grupe punuese që i konsideron si të dobishme për realizimin e qëllimit të Unionit të veçantë; 
                    (viii) vendos se cilat vende që nuk janë anëtare të Unionit të veçantë dhe cilat organizata qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare mund të marrin pjesë në mbledhjet e tij në cilësi të vëzhguesit; 
                    (ix) miraton ndryshimet e neneve 5 deri ne 8; 
                    (x) ndërmerr gjithçka tjetër që është e nevojshme për arritjen e detyrave të Unionit të veçantë; 
                   (xi) i kryen të gjitha punët e tjera që dalin nga kjo marrëveshje. 
(b) Sa i përket çështjeve për të cilat në mënyrë të barabartë janë të interesuara edhe unionet e tjera që i administron Organizata, Kuvendi vendos pasi që të njoftohet me mendimin e Bordit koordinues të Organizatës. 

      (3)(a) Çdo vend anëtarë i Kuvendit disponon me një votë. 
(b) Kuorumin e përbëjnë gjysma e vendeve anëtare të Kuvendit. 
(c) Edhe krahas dispozitave të pikës (b), nëse gjatë kohës së një seance, numri i vendeve të përfaqësuara është më i vogël se gjysma, por i barabartë apo më i madh se një e treta e vendeve anëtare të Kuvendit, ajo mund të sjellë vendime; megjithatë, vendimet e Kuvendit, përveç atyre që kanë të bëjnë me veprimin e tij, do të bëhen të ekzekutueshme atëherë kur do të plotësohen kushtet e poshtëshënuara. Byroja ndërkombëtare ua komunikon këto vendime vendeve anëtare të Kuvendit që nuk kanë qenë të përfaqësuara, duke i ftuar që të deklarohen në formë të shkruar, në afat prej tre muajve nga dita e këtij njoftimi, se a japin votën e tyre apo përmbahen. Nëse pas kalimit të këtij afati numri i vendeve që në këtë mënyrë kanë dhënë votën e tyre apo janë përmbajtur është më së paku i barabartë me numrin e vendeve që nuk kanë qenë prezentë të arrihet kuorumi gjatë seancës, këto vendime do të bëhen të ekzekutueshme nën kushtin që në të njëjtën kohë të arrihet shumica e nevojshme. 
(ç) Kuvendi miraton vendime me shumicë prej dy të tretave të votave të dhëna përveç në rastet nga neni 8 (2). 
(d) Përmbajtja nuk konsiderohet si votë. 
(dh) Një përfaqësues mund të përfaqësojë vetëm një vend dhe mund të votojë vetëm në emër të tij. 
      (4)(a) Kuvendi mblidhet në seanca të rregullta një herë në dy vjet, me ftesë të drejtorit gjeneral dhe, përveç në raste të jashtëzakonshme, në të njëjtën kohë dhe në vendin e njëjtë si edhe Kuvendi i përgjithshëm i Organizatës. 
(b) Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me ftesë të drejtorit gjeneral, me kërkesë të një të katërtës së vendeve anëtare të Kuvendit. 
(v)Drejtori gjeneral përgatit rendin e ditës për çdo seancë. 
    (5)Kuvendi e miraton rregulloren e vet. 


Byroja ndërkombëtare

Neni 6

(1)        (a) Punët administrative të Unionit të veçantë i kryen Byroja ndërkombëtare. 

           (b)  Byroja ndërkombëtare veçanërisht i përgatit mbledhjet dhe i kryen punët e Sekretariatit të Kuvendit, Bordit të ekspertëve, si dhe të të gjitha bordeve të tjera të ekspertëve dhe të gjitha grupeve punuese që do të mund ti formonin Kuvendi apo Bordi i ekspertëve. 
          (c) Drejtori gjeneral është funksionari më i lartë i Unionit të veçantë i cili edhe e përfaqëson atë. 
(2)        Drejtori gjeneral dhe të gjithë anëtarët e personelit që ai do ti caktojë marrin pjesë pa të drejtë vote, në të gjitha seancat e Kuvendit, Bordit të ekspertëve, si edhe çdo bordi tjetër të ekspertëve apo grupi punues që mund ta formojë Kuvendi apo Bordi i ekspertëve. Drejtori gjeneral ose një anëtar i personelit që ai e cakton sipas detyrës zyrtare është sekretar i këtyre organeve. 
(3)         (a) Sipas udhëzimeve të Kuvendit, Byroja ndërkombëtare i përgatitë konferencat për revizion të dispozitave të Marrëveshjes, përveç në rastet e neneve 5 deri 8. 

            (b)  Për përgatitjen e konferencave për revizion, Byroja ndërkombëtare mund të këshillohet me organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare ndërkombëtare. 
            (c) Drejtori gjeneral dhe personat qe ai do ti caktojë, në debatet e këtyre konferencave marrin pjesë pa të drejtën e votës. 
(4)        Byroja ndërkombëtare i kryen të gjitha detyrat e tjera të cilat i janë besuar. 

 



Financat

Neni 7

(1)        (a) Unioni i veçantë ka buxhetin e vet. 

           (b) Buxheti i Unionit të veçantë i përfshinë të ardhurat dhe shpenzimet e Unionit të veçantë, kontributin e tij për buxhetin e shpenzimeve të përbashkëta të Unionit, si dhe në rast nevoje, shumën e vendosur në shërbim të buxhetit në konferencën e Organizatës. 
          (c) Si shpenzime të përbashkëta të Unionit konsiderohen shpenzimet që nuk i takojnë vetëm Unionit të veçantë, por gjithashtu njërës apo më shumë unioneve që i menaxhon Organizata. Pjesëmarrja e Unionit të veçantë  në këto shpenzime të përbashkëta është proporcionale me dobitë e saj nga këto shpenzime. 
(2)        Buxheti i Unionit të veçantë miratohet duke mbajtur llogari për nevojat për bashkëpunim me buxhetet e unioneve të tjera që i menaxhon Organizata. 
(3)        Buxheti i Unionit të veçantë financohet nga këto burime: 

(i)        kontributet e vendeve të Unionit të veçantë; 
(ii)        taksat dhe shumat që janë borxh për shërbimet që i ofron Byroja ndërkombëtare në emër të Unionit të veçantë; 
(iii)        të ardhurat nga shitja e botimeve të Byrosë ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Unionin e veçantë dhe të drejtat që dalin nga këto publikime; 
(iv)        dhuratat, donacionet dhe subvencionet; 
(v)        qiratë, kamatat dhe të ardhurat e tjera të ndryshme. 
         (4)       (a) Që të përcaktohet kontributi në kuptimin e nenit 3 (i), çdo vend i Unionit të veçantë i takon klasës në të cilën është përcaktuar në Unionin e Parisit për mbrojtje të pronësisë industriale dhe paguan kontributet e tij vjetore në bazë të numrit të njësive të caktuara për atë klasë në atë union. 
                     (b) Kontributi vjetor i çdo vendi të Unionit të veçantë përbëhet nga shuma e cila, në raport me shumën e përgjithshme të kontributeve vjetore nga të gjitha vendet për buxhetin e Unionit të veçantë është i barabartë me raportin e numrit të njësive të klasës në të cilën është caktuar ai sipas numrit të përgjithshëm të njësive nga të gjitha vendet. 
        (c) Kontributet duhet paguar me një janar çdo vit. 
      (ç) Vendi i cili vonohet në pagesën e kontributeve të tija nuk mund ta ushtrojë të drejtën e tij të votës në asnjë organ të Unionit të veçantë, nëse shuma e borxhit të tij është jo barabartë apo më e madhe se kontributi që e ka borxh për dy vite të plota të kaluara. Megjithatë, ai vend mund të jetë i autorizuar që të mbajë të drejtën e gëzimit të të drejtës së tij të votës në kuadër të atij organi në kohëzgjatje sa ky i fundit vlerëson se vonesa është si pasojë e arsyeve të veçanta dhe të pashmangshme. 
     (d) Nëse buxheti nuk miratohet para fillimit të vitit të ri buxhetor, do të vazhdojë buxheti i vitit të mëparshëm në mënyrat e parapara me rregulloren financiare. 
       (5) Lartësia e taksave dhe shumave që janë borxh për shërbimet që i ofron Byroja ndërkombëtare në emër të Unionit të veçantë i cakton drejtori gjeneral, i cili për këtë gjë i dërgon raport Kuvendit. 
       (6)(a) Unioni i veçantë disponon me fond të punës i cili formohet nga pagesa e vetme e çdo vendi të Unionit të veçantë. Nëse fondi bëhet i pamjaftueshëm, Kuvendi vendos për rritjen e tij. 
  (b) Shuma e pagesës fillestare të çdo vendi në fondin e theksuar apo pjesëmarrja e tij në rritjen e tij janë në proporcion me kontributin e këtij vendi për vitin gjatë të cilit formohet fondi apo vendoset për rritjen. 
  (c) Kuvendi e përcakton proporcionin dhe mënyrën e pagesës me propozim të drejtorit gjeneral, sipas mendimit të marrë paraprak nga Këshilli koordinues i Organizatës. 
       (7)(a) Në marrëveshjen për selinë, të lidhur me vendin në territorin e së cilit Organizata ka selinë e saj, parashihet që ky vend të japë paradhënie nëse fondi punues është i pamjaftueshëm. Shuma e këtyre paradhënieve dhe kushtet nën të cilat miratohen ato, janë objekt në çdo rast të veçantë, në marrëveshje të veçanta midis vendit për të cilin bëhet fjalë dhe organizatës. 
   (b) Vendi nga dispozita (a) dhe Organizata kanë, secila për vete, të drejtë që ta anulojnë detyrimin për miratimin e pardhënies në rrugë me shkrim në formë të njoftimit. Heqja dorë hyn në fuqi tre vjet pas kalimit të vitit në të cilin është njoftuar. 
       (8) Vlefshmëri të llogarive kryejnë, në mënyrat e parapara me rregulloren financiare, një apo më shumë vende të Unionit të veçantë apo kontrollorë të jashtëm të cilët, me pajtimin e tyre i emëron Kuvendi.

Ndryshimi i neneve 5 deri 8


Neni  8

(1)        Propozime për ndryshime të neneve 5,6 dhe 7 dhe të këtij neni mund të sjellë çdo vend anëtarë i Unionit të veçantë apo drejtori gjeneral. Ky i fundit i njofton këto propozime  të vendeve anëtare të Unionit të veçantë më së paku gjashtë muaj para se të sillen në Kuvend për tu shqyrtuar. 
(2)        Çdo ndryshim të neneve nga dispozita 1 e miraton Kuvendi. Për miratim është e nevojshme shumica prej tre të katërtave të votave të dhëna. Megjithatë, për çdo ndryshim të nenit 5 dhe të kësaj dispozite është e nevojshme shumica prej katër të pestave të votave të dhëna. 
(3)        Çdo ndryshim i neneve nga dispozita 1 hyn në fuqi një muaj nga dita kur drejtori gjeneral do të pranojë nga tre të katërtat e vendeve që janë anëtare të Unionit të veçantë, në momentin kur është miratuar ndryshimi, njoftime me shkrim për pranimin, në pajtim me rregullat e tyre adekuate kushtetuese. Çdo ndryshim i këtillë i miratuar i këtyre neneve i obligon të gjitha vendet anëtare të Unionit të veçantë në momentin kur ndryshimi do të hyjë në fuqi, apo ato që do të bëhen anëtare më vonë; megjithatë çdo ndryshim me të cilin rriten obligimet financiare të vendeve të Unionit të veçantë i obligon vetëm ato vende të cilat ndërmjet veti e kanë njoftuar pranimin e tyre për këtë ndryshim. 

 

Ratifikimi dhe aderimi; 
Hyrja në fuqi

 Neni  9

(1)        Çdo vend anëtar i Marrëveshjes së Konventës së Parisit për mbrojtje të pronësisë industriale që e ka nënshkruar këtë marrëveshje mund ta ratifikojë, e nëse nuk e ka nënshkruar mund të aderojë në të. 
(2)        Instrumentet për ratifikimin dhe aderimin deponohen te drejtori gjeneral. 

    (a) Sa i përket  pesë vendeve që të parat i kanë deponuar instrumentet e tyre për ratifikim apo kanë aderuar, kjo marrëveshje hyn në fuqi tre muaj pas deponimit të anëtarit të pestë të këtyre instrumenteve. 
   (b) Sa i përket çdo vendi tjetër, kjo marrëveshje hyn në fuqi tre muaj pas ditës kur ratifikimin apo aderimin e tij e ka komunikuar drejtori gjeneral, përveç nëse në instrumentin për ratifikim apo aderim është caktuar ndonjë datë e mëvonshme. Në rastin e fundit, në raport me atë vend, kjo marrëveshje hyn në fuqi në atë datë të caktuar. 
(3)        Ratifikimi apo aderimi nënkupton pajtimin e plotë me të gjitha dispozitat dhe arritjen e të gjitha përparësive që i ka kjo marrëveshje. 

 

Fuqia dhe kohëzgjatja e Marrëveshjes

Neni  10

Kjo marrëveshje ka fuqi të njëjtë dhe kohëzgjatje të njëjtë si edhe Konventa e Parisit për mbrojtje të pronësisë industriale.

 

Revizioni i neneve: 1 deri 4 dhe 9 deri 15

Neni  11

(1)        Nenet 1 deri 4 dhe 9 deri 15 të kësaj marrëveshjeje mund të iu nënshtrohen revizioneve për shkak të futjes së përmirësimeve të dëshiruara. 
(2)        Secilin revizion të këtillë do ta rishikojë Konferenca e përfaqësuesve të vendeve të Unionit të veçantë. 


Anulimi

Neni  12

(1)        Çdo vend mund ta anulojë këtë marrëveshje me njoftim të dërguar deri të drejtori gjeneral. Ky anulim ka ndikim vetëm ndaj vendit që e ka bërë anulimin e tillë, derisa Marrëveshja mbetet në fuqi dhe zbatohet në raport me vendet e tjera të Unionit të veçantë. 
(2)        Anulimi hyn në fuqi një vit pas ditës kur drejtori gjeneral e ka pranuar njoftimin. 
(3)        Me mundësinë për anulim të paraparë me këtë nen nuk mund të shërbehet vendi para kalimit të afatit prej pesë viteve, duke filluar nga dita kur është bërë anëtare e Unionit të veçantë. 

 

Territoret

Neni  13

Në këtë marrëveshje zbatohen dispozitat e nenit 24 të Konventës së Parisit për mbrojtje të pronësisë industriale.

 

Nënshkrimi, gjuhët, njoftimet

Neni 14

(1)        (a) Kjo marrëveshje është nënshkruar në një ekzemplar të vetëm në gjuhët angleze dhe franceze, me atë që dy tekstet kanë vlerë të njëjtë; që është deponuar te qeveria e Zvicrës. 

       (b) Kjo marrëveshje mbetet e hapur për nënshkrim në Bernë, deri më 30 qershor të vitit 1969. 
(2)        Drejtori gjeneral, pas këshillimit me qeveritë e interesuara, do të përpilojë tekste zyrtare në gjuhë të tjera që do ti caktojë Kuvendi. 
(3)        Nga dy transkriptua të tekstit të nënshkruar të kësaj marrëveshjeje, të noterziuara nga qeveria e Zvicrës, drejtori gjeneral do të ua deponojë qeverive të të gjitha vendeve nënshkruese, kurse me kërkesë edhe qeverive të çdo vendi tjetër. 
(4)        Drejtori gjeneral do ta regjistrojë këtë marrëveshje në Sekretariatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 
(5)        Drejtori gjeneral i njofton qeveritë e të gjitha vendeve të Unionit të veçantë me datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, nënshkrimin, deponimin e instrumenteve për ratifikim apo nënshkrim, miratimin e ndryshimeve të kësaj marrëveshjeje dhe datat kur hyjnë në fuqi ato ndryshime, si dhe njoftimet për anulimet. 

Dispozitat kalimtare

Neni  15

Deri sa të fillojë me detyrën drejtori i parë gjeneral, konsiderohet se të gjitha gjërat e përmendura në këtë marrëveshje, të Byrosë ndërkombëtare të organizatës apo drejtorit gjeneral kanë të bëjnë me Byrotë ndërkombëtare të bashkuara për mbrojtje të pronësisë industriale (BIRPI), respektivisht drejtoritë e tyre. 

REKOMANDIME 

të miratuara nga Bordi i ekspertëve të emëruar në bazë të nenit 3 të Marrëveshjes së Lokarnos, në mbledhjet e tija të 17 shtatorit të vitit 1971 dhe 15 marsit të vitit 1993

Bordi i ekspertëve i emëruar në bazë të nenit 3 të Marrëveshjes së Lokarnos, në mbledhjet e tija të datës 17 shtator 1971 dhe 15 mars të vitit 1993, u propozon vendeve anëtare të Unionit të Lokarnos që ta zbatojnë në mënyrën si vijon Klasifikimin ndërkombëtar për modele dhe mostra industriale në dokumentet dhe publikimet e tyre zyrtare të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e modeleve dhe mostrave industriale apo për vazhdimin e atyre regjistrimeve: 

(a)        numri i klasës shënohet me shifra arabe; numri i nënklasës gjithashtu shënohet me shifra arabe dhe çdo herë përmban dy vende; numrat prej 1 deri në 9 për nënklasat, fillojnë me 0; numri i klasave ndahet me vizë nga numri i nënklasës( për shembull klasa 1 nënklasa 4 shënohet kështu: 1-04); 
(b)        para numrave të klasave dhe nënklasave vendoset shenja “kl” (për shembull, kl.1-04); 

(c) nëse është patjetër që të përmenden numra për më shumë klasa dhe nënklasa për një paraqitje apo regjistrim, klasat ndahen me pikëpresje, kurse nënklasat vetëm me presje ( për shembull: kl.1-05,08;11-01). 
(ç) numrat e klasave dhe nënklasave të Klasifikimit të Lokarnos patjetër duhet ta kenë shkurtesën “LOK”, kurse edicioni i atij klasifikimi sipas të cilit klasifikohen modelet dhe mostrat industriale shënohet me numër arab në kllapa (për shembull, LOK (6) Kl.8-05). 



*        *        *

Shkarko

Publikuar më 31.05.2011