| | Sitemap | EN | MK
Ligji për pronësi industriale
LIGJI PËR PRONËSINË INDUSTRIALE 
PJESA E PARË 
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME 
Përmbajtja e ligjit 
Neni 1 

Me këtë ligj rregullohet fitimi, realizimi dhe mbrojtja e të drejtave nga pronësia industriale.
Të drjetat nga pronësia industriale

Neni 2

(1) Të drejtat nga pronësia industriale janë: patenta, dizajni industrial, markaë tregtare, shenja e prejardhjes dhe shenja gjeografike.
(2) Me patentë mbrohet shpikja.
(3) Me dizajnin industrial mbrohet forma e re e trupit, piktura, vizatimi, kontura, kompozicioni i ngjyrave dhe ose kombinimi-dizajni i tyre.
(4) Me markë tregtare mbrohet shenja tregtare.
(5) Me shenjën e prejardhjes dhe shenjën gjeografike mbrohet emri gjeografik.
Përkufizime

Neni 3

Shprehje të caktuara të përdorura në këtë ligj, kanë kuptimin si vijon:
-“të drejtat nga pronësia industriale” janë të drejta nga krijime intelektuale dhe lidhje ekonomike nga lëmi i industrisë dhe tregtisë, duke përfshirë edhe bujqësinë, sipas nenit 2 paragrafi (1) nga ky ligj;
- “patenta” është e drejtë e pronësisë industriale, me të cilën mbrohet shpikja në procedurën sipas këtij ligji;
-“dizajni industrial” është e drejtë e pronësisë industriale, e fituar në procedurë sipas këtij ligji me të cilën mbrohet dizajni;
- “markë tregtare” ( e mallit, e shërbimit, markë kolektive dhe certifikate) është e drejtë e pronësisë industriale fituar me procedurë sipas këtij ligji me të cilën mbrohen shenja tregtare;
- “shenja gjeografike” është e drejtë e pronësisë industriale e fituar në pajtim me këtë ligj, me të cilën mbrohet emri gjeografik;
- “shenja e prejardhjes” është e drejtë e pronësisë industriale e fituar në pajtim me këtë ligj, me të cilën mbrohet emri gjeografik;
-“shpikje” është zgjidhja e e problemit teknik që ka të bëjë me prodhimin, procedurën ose materien vetvetiu, e cila është rezultat i një veprimi të caktuar;
- “dizajni” është pamje e jashtme e prodhimit në tërësi ose të pjesës së tij, i cili është i përcaktuar nga karakteristikat e tij, në veçanti vijat, konturat, ngjyrat, forma, tekstura dhe materialet nga të cilat prodhimi është i përbërë ose i zbukuruar si dhe/ose zbukurimi i tij;
-“shenja tregtare” është shenjë e cila mund të paraqitet grafikisht dhe i plotëson kushtet nga neni 175 i këtij ligji;
- “emër gjeografik” është emri dhe /ose karakteristika e vendit, rajonit ose territorit me të cilët shënohet se prodhimi rrjedh nga ai vend;
- “e drejtë e mbrojtur, e regjistruar ose e pranuar nga pronësia industriale” të përdorura në këtë ligj, e kanë domethënien e njëjtë;
-“materiali bilogjik” është material i cili përmban informata gjenetike dhe i cili mund të shumëzohet vet, ose të shumëzohet në sistemin biologjik;
- “veprim i pastër biologjik” është veprimi i cili përbëhet nga fenomeni natyror, siç është kryqëzimi ose seleksionimi;
-“prodhim mjekësor” është cilado substancë ose kombinim i substancave në formën doze farmaceutike i dedikuar për mjekim, diagnostifikim ose pengimin e dhembjeve, gjegjësisht për pengimin, korrigjimin ose modifikimin e funksioneve fiziologjike te njerëzit ose kafshët;
-“prodhim” është përbërës farmakologjik aktiv ose kombinim i përbërësve aktivë të prodhimit mjekësor;
-“patenta themelore” është patentë e ndarë për çdo prodhim, duke përfshirë edhe procedurën për prodhimin e produktit ose përdorimin e tij, i cilia është shënuar në procedurën për dhënie të certifikatës;
-“certifikatë” është certifikatë për mbrojtje plotësuese të prodhimeve mjekësore ose certifikatë për mbrojtje plotësuese të produkteve për mbrojtje të bimëve;
- “produkte për mbrojtje të bimëve” janë substanca aktive dhe preparate që përmbajnë një ose më shumë substanca aktive, në formën në të cilën i dorëzohen shfrytëzuesit, të dedikuara për:
-mbrojtje të bimëve ose të produkteve bimore nga të gjitha organizmat dëmtuese ose për pengimin e veprimit të atyre organizmave , nëse substancat ose preparatet e atilla nuk janë definuar ndryshe më poshtë,
-ndikim ndaj procesit jetësor të bimëve, me ç’rast nuk kanë cilësi të përbërjes ushqyese ( për shembull, rregulluesit e rritjes së bimëve)
-ruajtjen e produkteve bimore
-zhdukjen e bimëve të padëshirueshme
-zhdukjen e pjesëve të bimëve, kufizimin ose– pengimin e rritjes së padëshirueshme të bimëve;
-“substanca” janë elementet kimike dhe kombinimet e tyre, të cilat mund të parqiten në formë natyrore ose të përpunuar, duke përfshirë çdo përbërës që në mënyrë të pashmangshme është rezultat i procesit prodhues;
- “substanca aktive” janë substanca ose mikroorganizma, duke përfshirë edhe virusë të cilët kanë veprim të përgjithshëm ose të veçantë

 ***

Këtu mund të shkarkoni dokumentin e plotë për Ligjin e pronësisë industriale.

 


Shkarko

Publikuar më 11.11.2012