1. Emërtim origjine është një e drejtë kolektive dhe, si e tillë, mund ta përdorin vetëm personat fizik dhe juridik:
- produkti i të cilëve është i regjistruar me emërtim origjine;
- procesin e prodhimit tërësisht e kryejnë në zonën gjeografike që është definuar saktë në elaborat dhe
- janë të regjistruar në Regjistrin e përdoruesve si përdorues të emërtimit të origjinës.
2. Treguesi gjeografik është një e drejtë kolektive dhe, si e tillë, mund të përdoret vetëm nga personat fizik dhe juridik:
- produkti i të cilëve është i regjistruar me tregues gjeografikë.
- prodhimi dhe/ose përpunimi dhe/ose përgatitja e produkteve e kryejnë në këtë zonë të veçantë gjeografike që është saktë e definuar në specifikacionin dhe
- janë të regjistruar në Regjistrin e përdoruesit si përdorues të treguesit gjeografikë.