Nga 11 deri më 16 nëntor të vitit 2003, në Bruksel u mbajt Ekspozita e 52-të ndërkombëtare e shpikjeve, hulumtimeve dhe teknologjive të reja “Bruksel Eureka 2003”. Në ekspozitë, me shpikjet e tyre u paraqitën 25 vende nga mbarë bota, respektivisht u ekspozuan 250 shpikje. Në këtë ekspozitë, tradicionalisht edhe këtë vit ekspozuan edhe shpikësit nga Republika e Maqedonisë. Pjesëmarrjen e shpikësve të Maqedonisë e organizoi Enti shtetëror për pronësi industriale dhe Shoqata e shpikësve dhe autorëve të avancimeve teknike. Në ekspozitë u paraqitën pesë shpikje nga Republika e Maqedonisë.
Pas vlerësimeve të jurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, shpikësit e Republikës së Maqedonisë fituan medaljet dhe çmimet në vijim:
1. Zbulimi “Frenues polimeri për dekapitimin e fletëve prej çeliku” i prof. dr. Toma Grçev, prof. Trajçe Stafilov, prof. dr. Maja Cvetkova dhe inxhi. dipl. Katica Vasileva, fitoi medaljen e artë, si dhe çmim special – kupë nga Federata e Rusisë.
2. Zbulimi “Ngrohje përdhese elektrike fleksibile shumështresore” i Trajçe Leov, fitoi medaljen e artë, si dhe çmim special – kupë nga Republika e Kinës.
3. Zbulimi “Pajisje për mbajtjen e shisheve” nga shpikësi Petar Stojanovski fitoi medaljen e argjendtë.
4. Zbulimi “Procesi për fitimin e përbërësve të qumështit të pasuruar me yndyra esenciale të bimëve natyrore” nga shpikësi Sava Rangelova, fitoi medaljen e bronztë dhe çmim special – kupë nga Republika e Hungarisë.
5. Zbulimi “Tinguj në sfond për telefona celularë” i shpikësit Sasho Trpeski fitoi medaljen e bronztë.
Këtë vit, sipas vlerësimeve të jurisë profesionale, për zbulim më të suksesshëm “Grand prix” u shpall shpikja e Izraelit “Anti-contaminating devize” nga shpikësi Baruch Segal.