Patent i vitit 2003 është shpikja “Pengues polimerik për lëshimin e fletëve të çelikut” nga autorët prof. Dr Toma Grçev, prof. Dr Trajçe Stafilov, prof. Dr Kata Vasileva dhe. inxh. dip.Maja Cvetkovska.
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale ndau shpërblimin “Shpikjen më të mire”, “Shpikësja femër" dhe “Shpikësi më i ri “.
Çmimin për shpikjen më të mirë, u dha shpikjes “Sistemi për absorbimin e gazrave dalëse” shpikësit z.Vanço Dimitrov. Ky zbulim është bartës i çmimit Grand Pri në vitin 1996 në panairin botëror “Bruksel-EUREKA” dhe Medalje të Artë në ekspozitën botërore të Shpikjes dhe Risive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe të ujit të pishëm, Kazablanka, Maroko, 1998. Çmimi “Shpikësja grua” ju dha znj. Sava Rangelova për shpikjen “Procedura për fitimin e produkteve të qumështit për lyerje dhe pije të pasuruar me vajra natyrore bimore esenciale". Çmimi “Shpikësi më i ri” ju dha Petar Stojanovski për shpikjen “ Pajisje për mbajtjen e shisheve”.