Manifestimi në të cilën tradicionalisht ndahet çmimin "Patent i Vitit", për të dymbëdhjetën herë u mbajt më 5 dhjetor 2005 në hotelin "Aleksandar Pallas". Në këtë eveniment morrën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë, kryetari i Kuvendit të RM-së, krerët e institucioneve të tjera, ambasada dhe organizata joqeveritare. "Çmimi "Patent i Vitit" për shpikjen më të mirë të vitit 2005 u dha për shpikësit Dr .Ivan Kungulovski dhe Xhoko Kungulovski për shpikjen "Stacion pastrimi për trajtimin biologjik të ujërave të fëlliqura komunale dhe industriale në sistemin modular sekuent duke përdorur llum bioaktiv i pasuruar me kultura të përziera të mikroorganizmave".