NËSE RRËNJA KA SHPIRT, SHPIRTI KA LAVDI ATËHERË QIELLI DËRGON POROSINË ODA TË GËZIMIT, LE TË GËZOHEMI DHE LE TË FESTOJMË SEPSE PARAQITJA E ÇDO PRODUKTI TË RI FLET PËR SHPIRTIN KRIJUESIT TË PAQETË, URIME DIALOGUN ME VETVETEN, LËVIZJE KUNDËR PALËVIZSHMËRISË, KËSHTJELLË KUNDËR PËRKOHSHMËRISË.
Me këto fjali të bukura u hap manifestimi tradicional “Patent i vitit” e cila po mbahet për të 14-ën herë. Prezent ishin: Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Sulejman Rushiti i cili personalisht i dorëzoi çmimet fituesve, personalitete nga jeta publike, shpikës, të ftuar tjerë që merren me mbrojtjen e pronësisë industriale etj.
Patent i vitit për këtë vit është shpikja “1000 Vat 1 Om Audio Përforcues së Fuqisë me Performanca të Larta” e shpikësve Ivan Popoviq dhe Vangel Dimanovski. Në këtë manifestim ishin dorëzuar edhe çmimet tjera që fituan ne panairin INNOVA ENERGY Brussels 2007.