| | Sitemap | EN | MK
Aplikimi Ndërkombëtar për marka tregtare

Aplikimi për regjistrimin Ndërkombëtar të Markave tregtare përmbanë:

  • Kërkesë për regjistrimin ndërkombëtarë të markave tregtare në formularë ESHPI-NMT4, në A-4 format, në dy shembuj
  • Pamja e shenjës nëse shenja është figurative në dy shembuj
  • Listën e mallrave dhe shërbimeve në gjuhën frenge nëse aplikimi është dorëzuar sipas Marrëveshjes së Madridit për regjistrimin Ndërkombëtar të markave tregtare (Marrëveshja e Madridit) gjegjësisht në gjuhën frenge apo angleze nëse aplikimi është dorëzuar sipas Protokollit të Marrëveshjes së Madridit (Protokolli i Madridit) në dy shembuj.
  • Dëshmi mbi  pagesën e taksës  sipas Ligjit për taksa administrative të Republikës së Maqedonisë dhe taksat sipas Marrëvehsjes së Madridit gjegjësisht Protokollit të Madridit
  • Autorizim përkatës , nëse aplikimi parashtrohet përmes përfaqësuesit.

 

Publikuar më 02.09.2013