Në Ekspozitën ndërkombëtare të organizuar nga Organizata ndërkombëtare e grave shpikëse nga Korea "KIWIE 2014" e cila u mbajt nga 16-19 maj në Seul, Koreja e Jugut, morën pjesë gratë shpikëse nga 17 vende nga Azia, Evropa dhe Afrika. Enti shtetëror për pronësi industriale i Republikës së Maqedonisë mori pjesë me dy shpikje: me patentë i cili ishte shpallë Patentë për vitin 2013 i shpikësve Resmi Ziba, Vaid Ajro, Momçulla Jordanoski, Valentina Pelivanova dhe shpikja nga fusha e mjekësisë e shpikëses Dr. Liljana Simjanovska. Shpikjet në Ekspozitën u vlerësuan nga Komisioni profesional KIWIE 2014 e përbërë nga anëtarë, ekspertë nga fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë, si dhe shpërblime të veçanta nga përfaqësues të tjerë të vendeve pjesëmarrëse në ekspozitë.
Komisioni profesional KIWIE 2014, për paraqitjen e shpikjeve maqedonase ndau shpërblimet në vijim:
1. MEDALJE ARGJENDI dhe diplomë, për shpikjen "ZGJIDHJE TEKNIKE TEKNOLOGJIKE PËR TRAJTIM DHE PËRPUNIMIN E LLUMRAVE NGA STACIONET PËR PASTRIMIN E UJËRAVE TË ZEZA KOMUNALE DHE PËRFITIMIN E PLEHRAVE TË KOMBINUAR ORGANIKE-MINERALE" shpikësve Resmi Ziba, Vaid Ajro, Momçulla Jordanoski dhe Valentina Pelivanova.
2. MEDALJE BRONZË dhe diplomë, për shpikjen "INKUBATOR CO2 ME PAJISJE KONTROLLUAR DIREKT JONIZIMIN E AJRIT" shpikësit Dr. Liljana Simjanovska.
Gjatë ndarjes solemne të shpërblimeve speciale nga ana e organizatorëve, shpërblim specijal i ndarë nga Presidenti i Federatës së industrisë koreane, z. Çang Soo Huh mori Shpikja e shpikësve Resmi Ziba, Vaid Ajro, Momçula Jordanoski, Valentina Pelivanova. E njëjta shpikje mori edhe Diplomë nga Instituti i Parë i shpikësve dhe studiuesve të Republikës Islamike të Iranit.
Shpërblime të veçanta nga përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në Ekspozitë mori edhe shpikja "INKUBATOR CO2 ME PAJISJE KONTROLLUAR DIREKT JONIZIMIN E AJRIT" e shpikëses Dr. Liljana Simjanovska, edhe atë:
1 – MEDALJE E ARTË dhe Diplomë nga Shoqata e Grave shpikëse "NOVA" të Bosnjës dhe Hercegovinës
2 – Diplomë nga IFIA - Federata Ndërkombëtare e Shoqatës shpikëse nga Arabia Saudite.