Raport
nga
Prezentimi i Republikës së Maqedonisë në Ekspozitën Ndërkombëtare
"Ide-Shpikje-Produkte të reja"
IENA 2013, Nirnberg, Gjermani
(31.10.-3.11.2013)
Delegacioni i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale nga Republika e Maqedonisë në përbërje prej: z. Ali Asani, këshilltar shtetëror dhe znj. Irena Daneva, udhëheqëse e njësisë për mbikëqyrje teknologjike, morën pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare "Ide-Shpikje-Produkte të reja"- IENA 2013, që u mbajt prej 31 tetor deri më 3 nëntor në Nirnberg, Gjermani. Në Ekspozitë morën pjesë 32 vende, të cilët u prezentuan me më shumë se 700 shpikje.
Republika e Maqedonisë me qëllim që ti promovojë shpikjet maqedonase në suaza ndërkombëtare mori pjesë në këtë panair të njohur ndërkombëtarisht. Në ekspozitë ishin prezentuar pesë shpikje me çka edhe njëherë u konfirmua se shpikjet nga inovatorët maqedonas që janë lëndë e mbrojtjes me të drejtat nga pronësia industriale janë të vlefshme për komercijalizim dhe transfer të teknologjive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Stenda maqedonase tërhoqi një vëmendje të madhe jo vetëm tek Juria Ndërkombëtare por edhe tek pjesëmarrësit e tjerë të panairit si dhe tek vizitorët.
Ndarja solemne e shpërblimeve të IENA 2013 u mbajt më 2 nëntor 2013.
U ndanë këto shpërblime:
- shpikësve Resmi Ziba, Momçula Jordanoski, Valentina Pelivanova, Ajro Vait, për shpikjen “ZGJIDHJE TEKNIKE TEKNOLOGJIKE PËR TRAJTIM DHE PËRPUNIMIN E LLUMRAVE NGA STACIONET PËR PASTRIMIN E UJËRAVE TË ZEZA KOMUNALE DHE PËRFITIMIN E PLEHRAVE TË KOMBINUAR ORGANIKE-MINERALE” u ndanë:
- Medalje e artë nga juria profesionale
- Medalje e artë nga Federata Ndërkombëtare e shoqatave të shpikësve - IFIA
- Medalje e artë dhe diplomë nga Shoqata e shpikësve të Polonisë
- Diplomë nga Shoqata e grave shpikëse “NOVA” të Bosnjës dhe Hercegovinës
- shpikësve Zahariev Igor dhe Çavdarov Risto, për shpikjen “MODULET MEKATRONIKE - MENAXHIMI DERI NË 5 POMPA ME REAGIM TË DYFISHTË, SISTEME ALARMI ME VIZUALIZIM, RREGULLIM TEJZANOR DHE KONTROLLI CELULAR” u ndanë:
- Medalje e artë nga juria profesionale
- Medalje e artë “ARCA” Komuniteti kroat i Kulturës Teknike
- shpikësit Rashkovski Dragi, për shpikjen “SISTEMI DHE PAJISJET PËR ZBATIM ELEKTRONIK TË TË GJITHA FORMAVE TË DEMOKRACISË SË DREJTËPËRDREJTË DHE TË TËRTHORTË” u ndanë:
- Medalje e argjendtënga juria profesionale
- Kupë dhe diplomë nga Shoqata e shpikësve të Polonisë
- shpikësit Vele Nelkovski, për shpikjen “ELEMENTE PËR MONTIM TË SHPEJTË TË SKELEVE UNIVERSALE - PLATFORMA” u ndanë:
- Medalje e artë dhe diplomë nga shoqata Asociacioni Rus për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë
- shpikësit Mirko Uzelac, për shpikjen “PASTRUES ABRAZIV PËR ENË DHE SANITARI ME ELEMENTE PLOTËSUESE” u ndanë:
- Shpërblim të posaçëm dhe diplomë nga Instituti i parë i shpikësve dhe studiuesve të Republikës Islamike të Iranit.
3/11/2013
Nirnberg, Gjermani