| | Sitemap | EN | MK
Z.Benoa Batisteli, presidenti i Organizatës Europiane të Patentave, vizitoi RM

 

Mes 15-16.03.2012 në vizitë zyrtare të Republikës së Maqedonisë dhe të Entit shtetëror për pronësi industriale qëndroi delegacioni katër anëtarësh i përbërë nga presidenti Benoa Batisteli, president i Entit Europian të Patentave dhe i Organizatës Europiane të Patentave. Në përbërje të delegacionit të presidentit ishin: z.Fransoa Rezhis Hanar, Drejtor i departamentit për bashkëpunim me vendet anëtare, znj. Nikolova – Kres, përgjegjëse për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë dhe z.Zhill Rekena, Udhëheqës i kabinetit të presidentit.

Delegacioni i Entit europian për patenta i kryesuar nga z.Benoa Batistelli në kuadër të vizitës realizoi takim me Zëvendës kryeministrin e Republikës së Maqedonisë z. Vlladimir Peshevski, përgjegjës për çështje ekonomike, me Ministrin e Punëve të jashtme z. Nikolla Popovski dhe me Ministrin e Ekonomisë Valon Saraqini. Me këtë vizitë në Entin Shtetëror për Pronësi Industriale, që e përfaqëson Republikën e Maqedonisë në këtë organizatë, u rrumbullakësuan takimevet e shumta të realizuara. 

Delegacioni pati mundësinë të njoftohet me aktivetete të ndërrmarura nga ana e shtetit në planin e promovimit, mbrojtjes, zbatimit të së drejtave nga pronësia industriale dhe të dokumenteve dhe politikave strategjike të zbatuara nga Qeveria, e që kanë të bëjnë me nxitjen e politikave në kapacitetin inovativ të subjektit vendor. 

Në takimet theks të vëçant u vu në bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë me Entin Europian të Patentave, në ç’rast të dyja palët shprehën interes të posaçëm për Projektin për përkthimin maqinerik të patentave në gjuhën maqedonase, me çka u konkludua se ajo do të lehtësojë barierat në ekonominë vendore, industrinë, opinionit shkencor dhe akademik prej aspektit të qasjes më të lehtë tek dokumentacioni teknik i përmbajtur në fletëparaqitjet e patentave dhe dokumentacionit, me çka pritet të kontribuohet në tërësi në përforcimin e konkurencës në ekonomin vendore. 

Kjo vizitë paraqet vazhdimin e proçesit të deritanishëm të bashkëpunimit të suksesshëm mes të dyja palëve, me ç’rast presim intenzivimin e ativiteteve për bashkëpunim edhe në të ardhmen.



22.09.2013