Më 26.04.2012 në Deponinë Drisla u realizua shkatërrimi publik i dhjeti me radhë i gjësendeve të sekuestruara me të cilat ishin shkelur të drejtat e pronësisë industriale gjatë vitit aktual. Lëndë e shkatërrimit ishin prodhimet e sekuestruara gjatë aksioneve të koordinuara të Trupit koordinues për pronësi industriale. Këto sende janë sekuestruar nga ana e personave zyrtarë të institucioneve adekuate kompetente dhe për të njëjtat janë miratuar vendime të plotfuqishme dhe të përmbarueshme penale dhe kundërvajtëse të shqiptuara nga ana e gjykatave kompetente.
Gjatë procesit të shkatërrimit u shkatërruan 34.548 sende piraterike dhe 4.308 litra alkool.