| | Sitemap | EN | MK
Punëtoria rajonale TAIEX "Krimi në fushën e pronësisë intelektuale”

Në kuadër të instrumentit TAIEX për mbështetje të Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Pronësisë Industriale, në datat 30-31 Maj 2013, në Shkup, u zhvillua Punëtoria rajonale TAIEX me temë "Krimi në fushën e pronësisë intelektuale". Në këtë punëtori morën pjesë gjithsej 111 përfaqësues të institucioneve rajonale të përfshira në sistemin e mbrojtjes të së drejtave të pronësisë intelektuale, nga të cilat 75 përfaqësues të Republikës së Maqedonisë dhe 36 përfaqësues nga jashtë.

Për punëtorinë ishin të angazhuar ekspertë të lartë nga INTERPOL, EUROPOL, Zyra e Patentave dhe Markave të Danimarkës, Instituti për sigurinë e produkteve farmaceutike, Instituti i Tregtisë së Britanisë së Madhe, policia Financiare e Italisë dhe Administrata Doganore e Holandës.
Qëllimi i punëtorisë ishte rishqyrtimi i problemit rreth krimit të organizuar në fushën intelektuale në kontekstin ndërkombëtar dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve relevante në rajon dhe më gjerë.

Theks i veçantë u vu mbi monitorimin e kanaleve për falsifikim dhe pirateri, që kanë të bëjnë me "piramidën e fallsifikimit" tregtinë me barna të falsifikuara nëpërmjet Internetit, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ngritja e vetëdijes së konsumatorit për rreziqet shëndetësore dhe kërcënimet për sigurinë e tyre.

Mbajtja e punëtorisë do të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë të institucioneve në rajon dhe rritjen e nivelit të mbrojtjes të së drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.



10.06.2013