Në 100 ditëshin e mandatit të Drejtorit të ESHPI-së, z. Eljesa Neziri vijojnë aktivitet e realizuara me sukses, si në vijim:
- Paguam borxhin rreth 300. 000 euro që i detyroheshim si shtet, Organizatës Europiane të Patentave.
- Ristrukturimi i planit të sistematizimit të të punësuarve, duke hapur 8 vende të reja pune me vendim.
- Pjesëmarrja në në Konferencën e Tretë të Nivelit të Lartë për Pronësinë Intelektuale në Pekin, Kinë, 11-13 shtator, 2024, në të cilën hapja solemne u bë nga zëvendës kryeministri i Kinës.
- ESHPI-ja morri pjesë në PATLIB konferencën vjetore në Ankara, Turqi me datat 19-20 Shtator, 2024.
- Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) organizon një punëtori njëditore mbi Aktivitetet e Ndërgjegjësimit për Politikat e Pronësisë Intelektuale që do të mbahen në Shkup më 07.11.2024, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të universiteteve të interesuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
- Takimi i 23-të ndërlidhës mbi bashkëpunimin, takimi i 32-të ndërlidhës mbi markat tregtare dhe takimi i 24-të ndërlidhës mbi dizajnet 14-16 tetor 2024 në EUIPO në Alikante, Spanjë.
- CP9 (Common Practice 9) Dallueshmëria e shenjave tredimensionale (shenjat e formës) që përmbajnë elemente verbale dhe/ose figurative kur forma nuk është dalluese në vetvete" hyn në fuqi nga 1 Nëntor, 2024
5 prioritete e ESHPI-së që planifikohen të realizohen gjatë vitit 2025 janë:
- U bë zgjidhja permanente për pagesat e taksave të patentave ndaj EPOs në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.
- Marrja e vendimeve për 8 të punësuarit që janë të angazhuar me kontratë në vepër për vite me rradhë.
- Fillimi i implementimit të Planit Strategjik 2028 në bashkëpunim me EPOn.
- Pjesëmarrja aktive ne konfernca, komitete, seminare, evente të ndryshme në WIPO, EPO dhe EUIPO.
- Promovimi i pronësisë intelektuale, nëpërmjet organizimit të eventeve të ndryshme në nivel lokal dhe rajonal dhe jo vetëm.