| | Sitemap | EN | MK
Drejtori i ESHPI-së mirëpriti përfaqësues të Zyrës Europiane të Patentave
Me datë 26 Shkurt, 2024, drejtori i ESHPI-së, z. Blerim Idrizi mirëpriti delegacionon e zyrës europiane të patentave, z. Paul Tubbing, udhëheqës i departamentit për mbështetje dhe zbatimit të bashkëpunimit të IT, si dhe z. David Nelson, projekt menaxher.
Qëllimi i vizitës ishte implementimi i Planit Strategjik 2020-2024, veçanërisht Front Office platforma, si arritje shumë e madhe për Entin. Zoti Tubbing, theksoi se janë shumë të kënaqur me implementimin e këtij projekti në kohë rekord brenda një viti.
Ai gjithashtu potencoji se Enti shtetëror për pronësi industriale i Maqedonisë së Veriut është jo vetëm një storie suksesi, por edhe një shembull se si një zyrë shume e vogël me IT staff të limituar implementon një projekt kaq të madh.
Tema tjetër e diskutimit ishte Plani Strategjik 2025-2028, ku parashihet vazhdimi i zhvillimit te disa projekteve aktuale dhe krijimi i projekteve të reja duke përfshirë intelegjencën artificiale në zhvillimin e tyre.
Të dy palët konfirmuan se bashkëpunimi mdërmjet dy palëve ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe i njëjti do të vazhdojë të rritet edhe më shumë në të ardhmen, duke qenë ne hap me trendet e fundit të teknologjisë.


26.02.2024


Foto galeria