| | Sitemap | EN | MK
"30 vjet" Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale

Më 7 dhjetor, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut shënoi 30 vjet nga ekzistenca e tij. Manifestimin solemn e hapi z. Stevo Pendarovski, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fjalën përshëndetëse. Më pas të pranishmit i përshëndeti drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Blerim Idrizi, i cili bëri një pasqyrë të shkurtër të arritjeve dhe sukseseve të deritanishme të Zyrës. Fjalë përshëndetëse për të ftuarit e pranishëm u mbajtën nga: z. Habib Asan, Drejtor i Departamentit për Vendet në Tranzicion dhe Zhvillim të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), z. Kristof Ernest, Zëvendës President për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare i Organizatës Evropiane të Patentave, z. Ibon Omarzabal, koordinator i vendeve të fqinjësisë evropiane dhe vendeve kandidate, Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Organizatën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) dhe drejtori i parë i Entit Shtetëror për Pronësinë Industriale, z. Gjorgji. Filipov.



07.12.2023


Foto galeria