| | Sitemap | EN | MK
U mbajt seanca e 11-të e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale

Më 24 nëntor 2022 u mbajt seanca e njëmbëdhjetë e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale.  Në seancë u diskutua për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të organit.  Ushëheqësi Blerim Idrizi bëri të ditur se në bashkëpunim me institucionet kompetente do të organizohet dhe zbatohet asgjësimi publik i sendeve të konfiskuara pirate dhe të falsifikuara që janë konfiskuar në bazë të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe të ekzekutueshme dhe për të cilat TKPI ka informacione nga gjykatat.


Ai paralajmëroi edhe organizimin dhe zbatimin e veprimeve të koordinuara në periudhën e ardhshme me qëllim eliminimin e parakushteve për tregtimin e mëtejshëm të produkteve të falsifikuara apo pirate, si një nga rolet e Trupit Koordinues për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.



24.11.2022