Еdhe këtë vit, në shenjë bashkëpunimi me Teknologjinë Nacionale dhe Unionin e Shpikësve dhe Autorëve të Përmirësimeve Teknike - SPATUM, përfaqësues nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ekspozitën ndërkombëtare për vepra krijuese dhe inovacione 43 -MAKINOVA dhe 20- EKONOVA, e cila u mbajt nga data 8-10 nëntor 2022, në Shtëpinë e ARM-së, Shkup.
Qëllimi i këtij evenimenti është të stimulojë kreativitetin dhe të hapë rrugën drejt krijimit të shpikjeve dhe inovacioneve të reja.
Në këtë aktivitet morën pjesë inovatorë të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme dhe të rritur të cilët tashmë kanë përvojë të madhe në këtë fushë. Ata prezantuan me sukses shpikjet dhe kërkimet e tyre shkencore dhe ndanë mendimet dhe vizionet e tyre me njëri-tjetrin. Enti rekomandoi që shpikësit të përdorin të drejtat e pronësisë industriale (patent, markë dhe dizajn industrial) që i shtojnë vlerë shpikjes, por edhe të përdorin bazat e të dhënave për të qenë në trend me arritjet më të fundit tekniko-teknologjike.
Tradicionalisht, Enti mori pjesë me një përfaqësues të Entit në Komisionin e Vlerësimit të ekspozitës, në të cilën shpikjet përzgjidhen sipas kritereve të caktuara dhe më pas në një arbitrazh profesional me të gjithë anëtarët e komisionit, shpërndajnë shpërblimet.
Sipas traditës, Enti ndan tre shpërblimeDiplomë me vlerë monetare prej 5000 denarë në kategorinë e patentës ose dizajnit të paraqitur, femra inovatore dhe inovatortë rinj.
Në një rast të veçantë u mbajt edhe shpërndarja e çmimeve, në të cilën u drejtuan përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kompetente në këtë fushë.
Në këtë aktivitet, z. Blerim Idrizi, zëvendësdrejtor i Entit Shtetërore për Pronësi Industriale, pati nderin t'u drejtohej të pranishmëve dhe ti shpërndajë shpërblimet në emër të Entit:
- Në kategorinë e patentave të paraqitur, shpikësit Dimitrija Angelkov i është ndarë çmimi për shpikjen "Termometer trupi me shqiptim në disa gjuhë dhe vibrime për personat me nevoja";
- Në kategorinë femra inovatore shpërblimi iu nda inovatores Blagica Cekova për shpikjen “Ndikimi i zeolitit në tokë për rritjen e bimëve”;
- Në kategorinë inovator të rinj, shpikësi Simeon Aleksovski mori çmimin për shpikjen "Procesi industrial i implementuar me kontrollues PLC".
Në pjesën e fundit u shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve që kontribuan në mbajtjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.